RRËQETHËSE/ I shpëton jetën vëllait binjak duke i dhuruar gjysmën e lëkurës së tij…

0
316

Franck Dufourmantelle është 34 vjeç dhe punonte si teknik në një laborator të  Amiens, në Francë, kur një përzierje kimike shpërtheu në duart e tij.

Djegiet kishin prekur 95% të trupit të 34 vjeçarit dhe mjekët kishin dhënë shpresë më pak se 1% për mbijetesë pas incidentit.

Por, vëllai i tij binjak Eric i shpëtoi jetën falë një transplanti të lëkurës, i cili i dhe Franckut një lëkurë të re.

Transplantët e lëkurës janë shumë të komplikuar, mbi të gjitha, në pjesë të ndryshme të trupit.

Zakonisht, mjekët preferojnë të kryejnë transplantin e lëkurës në disa zona të caktuara të trupit nga vetë lëkura e individit, por në rastin e Franck nuk ishte e mundur pasi nuk kishte më lëkurë.

Eric atëherë dhuroi gjysmën e lëkurës së tij për të shpëtuar vëllain binjak. Duke qenë se të dy individët ishin gjenetikisht të ngjashëm, ishte e pamundur që të refuzohej lëkura nga trupi i Franck, siç ndodh zakonisht me transplantet e lëkurës.

“Çmenduria më e madhe-tha Eric për Afp-është se mjekët nuk më vlerësuan menjëherë si dhurues të mundshëm, pasi im vëlla kishte kokën e fashuar gjatë vizitave dhe nuk e shihnin dot që ishim binjakë”.

Ishte Eric ai që insitoi për një transplant të lëkurës dhe kirurgu Maurice Mimoun i spitalit Saint Louis të Parisit pranoi sfidën e një ndërhyrjeje shumë të vështirë.

Transplantët e lëkurës mund të kryhen deri në 60% të trupit. Asnjë mjek nuk kishte bërë më parë një transplant lëkure në një zonë kaq të përhapur.

Eric dhuroi gjysmën e lëkurës së tij binjakut Franck dhe tha se “ndjenja e lehtësimit që mundi të shpëtoi të vëllanë, i lehtësoi dhimbjet që ndjeu.”

Franck, ndërkohë, deklaroi se pas operacionit i dukej sikur kishte veshur paliçeta.

Tani, 34 vjeçari arrin të ushqehet vetë, të ecë, madje edhe të vrapojë për disa minuta.

Do të arrijë, madje, të mbajë në krahë edhe të bijën që pritet të lindë pas disa muajsh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here