PREKËSE/ Nuk kishte festuar kurrë ditëlindjen pas VDEKJES së babait. Shoqet e surprizojnë dhe… (VIDEO)

0
215

Rasti i dytë në “Ka një mesazh për ty”, ka të bëjë me një vajzë të quajtur Stelina. Nxënësit e klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare “Zyber Sallaku”, kanë thirrur shoqen e tyre në studio për t’i bërë asaj një surprizë, por edhe për të përcjellë një mesazh solidariteti.

Shoqet e Stelinës tregojnë se ajo është një vajzë e mbyllur kjo me siguri për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën e saj, veçanërisht humbja e babait kur ajo ishte në klasë të tretë. Stelina jeton në kushte të vështira ekonomike dhe kjo e bën shpesh që ajo të mos marrë pjesë në aktivitetet që organizon klasa.

Shoqet tregojnë momentin kur ata gjetën një letër të Selinës në klasë ku ajo shprehej se babai i mungonte shumë dhe se shumë shpejt do shkonte pranë tij, gjë që i tronditi ata pa masë.

“Gjetëm një letër që Stelina kishte harruar poshtë bankës. Ishte një letër shumë prekëse, drejtuar babait të saj të ndjerë. Aty kishte shkruar që ndihej shumë e vetmuar, e lodhur nga jeta dhe se së shpejti do të shkonte pranë tij”.

 

Stelina nuk ka një fëmijëri si të gjithë fëmijët e tjerë. Ajo madje kurrë nuk e ka festuar ditëlindjen e saj dhe kurrë nuk ka fikur qirinjtë e tortës.

Shokët e saj të klasës duan ta shohin atë të lumtur ndaj kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë pikërisht në ditën e lindjes së saj.

Drejtuesi i emisionit Ardit Gjebrea ka menduar që pas mesazhit t’i ofrojë një festë të vërtetë Stelinës në ditëlindjen e saj.

Mesazhi në studio: “Ne duam të të themi që ne të duam shumë. Ne do të të përkrahim gjithmonë. Gjithmonë do ta kesh një mbështetje të madhe dhe ajo është mbështetja jonë”.

“Edhe duam të të themi që në klasë ne jemi të gjithë të barabartë”.

“Dhe në kohën kur jemi bashkë nuk dua që ti të jesh vetëm. Nuk duam që të shmangesh nga ne. Dua që të hapesh me ne dhe të na tregosh gjithçka siç ne tregojmë historitë tona”.

Stelina, me buzëqeshjen e saj të çiltër pohon se do kalojë më shumë kohë me shoqet dhe do flasë më shumë me to.

Në fund ajo dhe shokët e saj të klasës festojnë ditëlindjen e saj në ambientet e televizionit Klan, ku duket shumë e lumtur./tvklan.al 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here