Standard.al

Shpërthen BERISHA: Të flakim kalbësirën e Edi Ramës siç flakëm Enver Hoxhën…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 ka komentuar aktualitetin politik, e veçanërisht rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama për të lobuar në Berlin, një nga vendet skeptike. Përballë moderatores Nisida Tufa, Berisha ka zbërthyer takimin e Ramës me Merkel e deputetë të tjerë të Bundestagut, atje ku sipas tij, Rama shkoi në kushte më të disfavorshme se në 2016. Berisha tha se Rama iu shpalli gjermanëve luftë të ftohtë dhe mori prej tyre përgjigje të prerë: Që Shqipëria nuk ishte ende gati për hapjen e negociatave në qershor, siç raporton “BalkanËeb”.

Sipas Berishës, kryeministri kërkoi falje për sulmet që disa media në Shqipëri i bënë Gunther Krichbaumit, por edhe aty doli bllof, pasi foli për media të lira e detyroi Florian Hahn t’i kujtojë, siç shton Berisha, që mediat që e sulmuan gjermanin ishin media që kontrolloheshin nga Rama.

Një pikë tjetër për të cilën Berisha thotë se Rama gënjeu, ishin deklaratat për Saimir Tahirin.

INTERVISTA E PLOTË

Doktor Berisha, Shqipëria ka marrë rekomandimin për çeljen e negociatave, një lajm i gëzueshëm por duket se ka edhe vërejtje për qershorin, kur pritet edhe hapi përfundimtar. Ju vetë jeni ndër ata që keni vërejtje…

Berisha: Unë e kam vlerësuar dhe jam për hapjen e negociatave me BE, jo se Shqipëria ka plotësuar kushtet, se ka realizuar reformat e përcaktuara por se ky është një proces i rreptë mbikëqyrje dhe ndihme, duke patuar parasysh se kemi një qeveri që është e gatshme të shkasë mbrapa çdo ditë, e gjykoj që është në interes të vendit. Kurse për arsye gjeostrategjike e deklaroi edhe vetë Presidenti i Komisionit Europian, sikundër Donald Tusk e deklaroi në Tiranë se ka një mesazh për Europën që është toleranca fetare. Me të gjitha këto jam dakord. Nga ana tjetër e konsideroj antishqiptare përpjekjen e Edi Ramës për të trembur Europën me besimin mysliman të shqiptarëve. Është një ufo të mendosh se feja e shqiptarëve është europeizimi, shqiptarët kanë fetë e tyre vokacioni i shqiptarëve është europeizmi. Antishqiptar dhe i paskrupullit është ai që mendon se mund të hapësh negociatat duke trembur Europën

Ju si mendoni a do t’i hapë Shqipëria negociatat?

Berisha: Sa i përket kritereve Shqipëria është shumë mbrapa. Le t’ju kthehemi raporteve 2016 dhe 2018, në tre vite ka konstatuar mungesë progresi, por mos harroni që në 2016 s’ka asnjë fjalë për progresin. Edi Rama nuk ka sjellë progres, ka shkarje të qartë mbrapa. Nuk ka ndodhur në historinë e këtij vendi që prokuroria të kërkojë arrestimin e një deputeti për lidhje me bandat dhe Parlamenti ta bllokojë. Që atë ditë kam deklaruar se po merret peng integrimi. Në 28 nëntor 2016, Rama fluturoi në Berlin dhe tha se do ju sjell kartolinën e Angela Merlek për hapjen e negociatave. Atje gjeti atë klimë që meritoi, nuk keni plotësuar 5 prioritetet dhe vendi është mbytur nga droga. Të njejtën gjë bëri para dy ditësh. A shkoi në kushte më të favorshme apo të disfavorshme për çdo shqiptar është e qartë se shkoi në kushte më të disfavorshme. Shkoi me rekorde të zeza të paregjistruara në 2016, shkoi me platformën e shpalosur të luftës së ftohtë, shkoi të kërkojë ndihmë dhe mbështetje në Berlin i shpall luftë të ftohtë, mobilizoi mediat rreth tij të sulmojnë, kë? Kryetarin e atij komiteti që Bundestagu i ka besuar çështjet europiane. Sulmet personale janë të padenja. Ky çfarë iu tregoi? Bundestagu tregoi solidaritet total në qëndrim, sepse ata nuk mund të pranojnë luftën e ftohtë. Ne jemi një ish vend komunist që lufta e ftohtë është si buka e përditshme, por ata s’mund ta pranojnë. Vetë deklarata e Angela Merkel nuk lë ekuivok: Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet, janë një seri parakushtesh. Ajo thotë ka realizuar ca gjëra.

Si e patë pritjen e zotit Rama në Berlin? Konferencën me Angela Merkel dhe deklaratat për Gunther Krichbaum?

Berisha: Çfarë pamë? Gunther Krichbaumit doli e priti tek dera pavarësisht se ky kishte lëshuar mediat kundër tij. Aty ndodhi një gjë e tmerrshme, por që Rama ia bëri vetes. Pyetjes së deputetëve lidhur me këto sulme iu kërkoi të falur pastaj tha janë media të lira. Media e Endri Fugës, Mero Bazes, djemve të Dadës apo Bledi Manes që mbahen me kockat e Ramës qenkan të pavarura dhe këto i shpallën luftën e ftohtë atij. Kjo e detyroi Florian Hahn t’i thotë ato janë mediat tuaja, i kontrollon ti. Gënjeshtra më e dëmshme ishte pyetja për Saimir Tahirin. U pyet si ka mundësi që Prokuroria kërkon arrestimin dhe ju e bllokoni prokurorinë me imunitetin? Cila ishte përgjigja e Ramës për gjermanët? Mashtrimi më i madh që mund të bëhej: Saimir Tahiri nuk ka asnjë imunitet. Imagjino tani, u ngrit referenti i Bundestagut për Shqipërinë dhe i thotë: Jo o zotëri ti jo vetëm e bllokove arretimin, por akoma më keq ti sulmove prokurorët. Kjo është e rëndë, se gënjeu dhe u tregoi se është skllav i Saimir Tahirit.

Kjo është arsyeja pse Saimir Tahiri flet me gjuhën e Ramës?

Berisha: Kjo është arsyeja që ia kthen batutat. Kur i bëjnë dhe nënat ashtu, ata qofshin janë fatkeqësia e nënave të tyre, kur përdorin ato terma për të cilësuar njëri-tjetrin. Kjo është gjuha kod e mafias. Ai është plumbi në zarf që ata i dërgojnë njëri-tjetrit në kuptimin figurativ.

Me çfarë pikësh minus kthehet Rama nga Berlini dhe sa kohë ka Shqipëria për ti plotësuar këto parakushte?

Berisha: Kthehet me mesazhin e qartë se nuk keni plotësuar kushtet. I referohem deklaratave të kancelares Merkel. Ajo duhet ta ketë të qartë se Rama s’bën gjë tjetër veçse gënjen qytetarët e tij. Të mendosh se do të luftojë krimin është si të kërkosh eskimez në shkretëtirë. Ka 1 vit Xhafaj ministër i Brendshëm, ka kapur vetëm 1 grup, ata që dyshohet se kanë kryer akte terrori në Shkodër, asnjë grup tjetër se ka deklaruar që janë 40. I grup që ende s’ka dalë në gjykatë? Cilat janë dosjet e mëdha? Asnjë nuk shkon në gjykatë? Ku është progresi? Ndaj edhe partnerët tanë, jo vetëm Merkel po bien sirenat. Veproni këto dy muaj që ta na bindni. Junker deklaroi se rekomandimi për Shqipërinë dhe Maqedonisë nuk është datë por parim. Data do vendoset nga mbushja e kritereve.

Konkretisht çfarë duhet të bëjë?

Berisha: Me Edi Ramën ka vetëm hapa mbrapa. Ai nuk mund të çmontojë strukturat kriminale që i drejton vetë. Nuk mund të çojë në gjykatë Gjiknurin se ka përvetësuar bashkë me të aferën e CEZ.

Po kur flitet për arrestimin e Llallës?

Berisha: Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin ishte përpjekje për t’ju hedhur hi syve. Për t’ju thënë që ja, këtë kemi peshkun e madh. Prit tani, përsëri tek njëanësia e drejtësisë. Pasi u bë kryeprokuror dhe kryegjykatës Rama mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin, por këtë gjetjen nuk e hëngrën, nuk e pranuan. Adriatik Llalla mund të ketë të meta dhe problemet e veta, le ta gjykojë ligji por deri sot është prokurori që ka hequr më shumë imunitet dhe ka çuar në qeli edhe deputetë.

Ju e përmendni shpesh zotin Tahiri, madje keni realizuar edhe një video selfie në Kuvend për të treguar se çfarë ndodhte. Saimir Tahiri duket si i kapur në befasi, si ju lindi ideja?

Berisha: Ai ishte strukur dhe nuk e kapnin kamerat. Ai ishte strukur. Unë nuk bëra gjë tjetër veçse i tregova publikut se këta po nderonin vendimin e Komisionit Europian me Saimir Tahirin që kishte ardhur aty për të shpëtuar mandatin. Ishte nën llozhë, nuk e kapnin kamerat.

Mund edhe t’ju kenë gjykuar, ju kanë akuzuar për një veprim qesharak…

Berisha: Jo, ishte transparente nëse është transparente s’mund të jetë qesharake. Mua më pëlqen të bëj ndonjëherë edhe gazetarin

E ndoqët Tahirin tek Çani?

Berisha: E di që ai është kryesori i bandës së Habilajve, por më kryesor se ai është Edi Rama. Edi Rama është peng i Klement Balilit, është kryesor në bandën e Xibrakës, i vëllai i tij është anëtar kryesor i bandës së Xibrakës, Rama me anëtarët e bandës ka kilometra të tëra me telefonata. Sado që e akuzoj Tahirin, kryesor është Edi Rama. Populli duhet ta shihte që ishte në Kuvend.

Po video selfin e Tahirit e pe?

Berisha: Atë ia dha Rama, se janë të lidhur pazgjidhshmërisht me Ramën.

Seancat e Kuvendit me miell dhe vezë, a nuk duket sikur opozita po bëhet pengesë për negociatat zoti Berisha?

Berisha: Opozita ka dhënë kontribut historik, ndoshta sa asnjë opozitë tjetër

Kontributi më konkret?

Berisha: U përball me krimin në Parlment, ligji i dekriminalizimit, reforma që opozita shpëtoi kundër një përpjekje gjigande për t’ja dhënë me kushtetutë Ramës drejtësinë. Opozita e shpëtoi atë dhe kryetari i saj mori telefonata direkte nga Angela Merkel dhe të mëdhenjtë e Europës. Nuk i lejuam vetes të bëjmë raport paralel, përkundrazi kemi lobuar. Opozita kurrë nuk mund të mashtrojë, sepse aty pushon së qëni opozitë.

Ish-ministrja e kabinetit tuaj, zonja Majlinda Bregu është tashmë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, e para shqiptare, e para femër në këtë post. Si e komentoni ju?

Berisha: Unë respektoj zgjedhjen e saj. Natyrisht është zgjedhje e bërë nga kjo shumicë. Në konceptin tim thelbi i lirisë është zgjedhja dhe ajo ka të drejtë të zgjidhet. E ka bërë për më mirë, unë nuk gjykoj zgjedhjen e saj. Nuk gjykoj zgjedhjen e tjetrit, nëse e ka bërë mirë apo keq zgjedhjen e saj. Është një kandidaturë zyrtare e qeverisë shqiptare.

Ndaj i munguan urimet dhe komentet e kolegëve të PD?

Berisha: Nuk e di se si mendojnë sepse nuk i kam pyetur. Do kishte qenë ndryshe sikur opozita të ishte pyetur, të kishte dhënë mendim. Nuk besoj se kryetari i opozitës do refuzonte zgjedhjen e saj. Qeveria duhet të pyeste kryetarin e opozitës.

A keni ju një formë zhgënjimi nga të gjitha veprimet e Majlinda Bregut? E keni pasur shumë të afërt?

Berisha: Nuk e konsideroj që ajo ka bërë një gjë që unë të jem zemërthyer ka bërë zgjedhjen e vetë. Secili prej bashkëpunëtorëve të mi ka vlerësimin për të gjithë kohën që kemi bashkëpunuar. Unë jam tërhequr nga drejtimi i PD, por ruaj ato respekte që kam pasur për ta.

E ruani edhe komunikimin?

Berisha: Padiskutim, nuk e ndërpres unë komunikimin me njerëzit.

Zoti Berisha, Partia Demokratike mbajti para pak ditësh mbledhjen e Këshillit Kombëtar të saj, e para mbledhje në fakt në fund të mandatit. Fillimisht për kuriozitetin tim por edhe të të gjithëve, pse munguat në atë mbledhje? Pse nuk ishit i pranishëm?

Berisha: Sepse në statut më takonte të isha, statuti ka një nen që të gjithë ish-kryetarët janë. Por unë kam bërë një deklaratë dhe kam thënë se tërhiqem nga çdo funksion në PD përveç atij parlamentar. Atëherë në përputhje me këtë deklaratë nuk mund të shkoja në mbledhjen e këshillit kombëtar, thjesht dhe asnjë arsye tjetër

Ndërkohë PD-ja e zhvilloi këtë këshill, aprovoi ndryshimet statutore. Ju keni thënë që PD-ja ka nevojë për bashkimin e të gjitha kontributeve dhe afrimin e të rinjve a e realizojnë ndryshimet e fundit në statut këtë objektiv?

Berisha: Statuti problemin e ka pasur tek mosrespektimi i disa normave statutore. Këto shqetësime u trajtuan me grupe të ndryshme. Çështja e përzgjedhjes së kandidatëve të listave të deputetëve është pranuar 100% siç është paraqitur nga grupi i atyre që me të drejtë e vunë në diskutim çështjen e listës. Është marrë modeli i konservatorëve anglezë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, këtë e quaj hap pozitiv. Janë përcaktuar edhe norma të tjera statutore për sa i përket kandidimit për kryetar partie. Ka mbetur një çështje që është përsëri objekt kundërshtie, dorëheqja e kryetarit kur humbjet zgjedhjet. Unë nuk di ndonjë parti të qendrës së djathtë familjes së cilës i përkasim ta ketë në statut një gjë të tillë, jo se nuk është e nënkuptuar, por dorëheqjet lidhen me dy gjëra, kur ndodh një skandal apo kur humbasin zgjedhjet, por nuk ka kushtetutë e statut që thotë se kryetari jep dorëheqjen detyrimisht. Pra, ka një normë. Kryeministri ikën kur humbet votëbesimin, në PD kjo normë është vendosur tani, humbet kur humbet besimin e gjysmës së këshillit kombëtar.

Kjo teknikisht apo jo?

Berisha: Unë nuk e quaj të gabuar kërkesën për dorëheqje, por ama ka një problem po u shndërrua në qëllim në vetvete i jep partisë një drejtim fatal, pra rotacion të kryetarëve dhe mos shkuarje drejt fitores.

Por mund të jetë edhe rigjenerim?

Dorëheqja është e drejtë e individit. Shkarkimi është e drejtë e trupës e anëtarësisë.

A duhet Lulzim Basha ta japë dorëheqjen në një disfatë para elektoratit?

Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë skam asgjë në parim kundër, por nuk mund të pranoj kjo të vendoset në statut. Në statut u vendos, kryetari shkarkohet. Duhet të jenë të qarta se si shkarkohet kryetari. Duhet të ketë një garë të ndershme. Kur nuk garon vet, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po tu referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësuese. Patozi e Jozefina kanë kontributet e tyre të çmuara në PD. Ka ndodhur një padrejtësi? Është pranuar nga kryetari. Ndaj kësaj padrejtësie mbahen respektimit korrigjuese.

Cili është protokolli i emërimeve?

Se kam shumë të qartë. I takon kryetarit ë të japë gatishmërinë e tij për takime. Ai ka zhvilluar takime dhe duhet të zhvillojë takime me ata që të bashkohen.

Ça të drejte kanë kritikët e Bashës?

ne jemi si në kohën e ’91. Opozita është shumë e rrezikuar. Të hedhim kalbësirën e Ramës. Ky duhet të jetë apeli i çdo shqiptari dhe demokrati. Të bashkohemi të hedhim këtë kalbësirë.

A po gabon përsëri Basha me këta individë me kontribut. Si Topalli, Patozi, Imami?

Unë mendoj se zoti Basha po takohet me ta. Dhe është takuar me ta dhe do takohet. Unë mendoj se marrëveshja ose si të thuash afrimi dhe kapërcimi i kësaj situatë realizohet duke vendosur të dy palët për rikthimin e besimit. Nëse besohet se ose të largohet ky ose…. nëse Basha thotë; ‘të ikë ky dhe ky, nuk është bashkim’. Unë kam optimizëm të kujdesshëm.

Ju thoni se ka takime. Por këta individ thonë se ska insistim nga Basha. Shpesh opozita ka akuzuar Ramës për mbylljen e partisë së tij. Po a nuk po bën Basha vet të njëjtën gjë?

Të jem i sinqertë që kryetar që nuk punojnë për jetëgjatësinë e mandatin të tij, ta harrojnë shqiptarët se s’do ketë. Ka kryetar që japin dorëheqje dhe cca që s’japin. E them këtu, në statutet e qendrës së djathtë s’ka nene. Ka qëllim që s’ka nene. Këta zotërinj, (Patozi, Topalli) me debatet që ngjallën, ata realizuan. Pasi vendosën një model të ri që mos të përsëritet më në hartimin e listave. Këto duhet t’i njohin.

Për çfarë kanë të drejtë kritikët e Bashës?

Skam unë kundërshtim që ata kërkojnë dorëheqje. Por nuk mund të bësh atë kauzë in-ek’stremis.

Shumë zëra flasin me dëshirë për rikthimin tyaj në PD. Si do t’i përgjigjeshit ju këtyre zërave?

Epoka Berisha, është mbyllur njëherë e përgjithmonë. E kam deklaruar dhe deklaroj. Largimi im është pakthim. Kjo është çfarë bëj unë sot. Asgjë tjetër veçse avokatin e interesit publik ashtu siç e gjykoj unë, sepse nuk mund të them se unë kam monopolin e të vërtetës, por mund të them disa gjëra. Bashkë me disa zëra të shoqërisë shqiptare, kemi mbrojtur kauza të drejta.

Në një foto shiheni ju me elektoratin, një popull që ju do shumë…(Tregohet ne monitor nje foto e vjeter e Berishes)

Unë shoh përpara. Jam ndarë nga një periudhë e jetës time si drejtues i PD dhe sot e vërteta është që unë që nga mëngjesi e deri në darkë, bëj avokatin e interesit publik. Nuk bëhet fjalë kurrë që të rikthehem kurrë në PD.

Pse e quani lajthitje, për shkak të betimit?

Berisha: Njeriu i qëndron fjalës, por mendoj se duhet të jenë gjenerata të tjera. Ndodhi një zëvendësim gjeneral, Lulzim Basha është gjeneratë tjetër. Do ta quaja një lloj, po ta them haptazi jo fat të mirë të PD sikur të ishte problemi që të kthehet Sali Berisha në PD. Duhet të bëjë gjithçka që ta çojë vendin në fitore. Epoka e Berishës është e mbyllur.

Mendoni se janë më të shumtë ata që ju duan apo nuk ju duan?

Berisha: Asnjë kalkulim i kësaj natyre nga mua

Por një gjykim duhet ta keni?

Berisha: Nuk është tundim dhe kriter për mua. Gjykoj se kam vepruar jo vetëm në përputhje me dinjitetin tim por edhe të atyre që më kanë besuar mua

Pse ju zgjedhin juve për të denoncuar?

Berisha: Kjo qëndron. Unë do të shpjegoj pse e quaj qytetari dixhital që të ndjehet qytetari që një padrejtësi që atij i bëhet të ketë zë.

Ju ka qëndruar të bini në kurth nga adresimet, si i verifikoni ato që ju sjellin?

Berisha: Ndodh, ka ndodhur por në 98% të rasteve është i saktë. Nëse tregohet Berisha më i vëmendshëm edhe ky 2% përjashtohet.

Një vlerësim, si po shkon reforma në drejtësi dhe pse kemi një kulturë pandëshkueshmërie?

Berisha: Kush po e bën vettingun? Ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, a u bë vetting për ta? Si mund t’i besoj unë atij procesi. Gënjeshtra ka shpejtësi kozmike në raport më të vërtetën. Fjalën më të mençuar ia tha një prokuror amerikan i ftuar të merrte pjesë në këtë grup. Tha se ky ishte është eksperimenti unik në botë. Si mund të jetë ekspertimeti i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit ndryshe?

Ju bëni thirrje të forta për revolucion, por aksioni opozitar ka mbetur në mes, çfarë përgjigjeje keni ju për këtë?

Berisha: Nuk është operacion i lënë në mes, me sa di unë do vazhdojë. Kam një thirrje për çdo qytetar shqiptar që do jetën dhe pronën e sigurt, të mobilizohet me gjithë forcat dhe guximin e tij, të mobilizohet për fushatën më të gjerë e mosbindje civile. Të flakim kalbësirën e Edi Ramës siç flakëm Enver Hoxhën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.