Standard.al

Kishte laborator droge në garazh, si u zbulua tregtari shqiptar në Itali…

0

Një shitës ambulant shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me një sasi droge. Aksioni në fjalë ndodhi në Varese.

“Ansa” shkruan se gjatë kontrollit që u ushtrua, 30-vjeçarit iu gjetën 1.5 kg marijuanë në garazh, ku shqiptari kishte një ngritur një laborator për paketimin e dozave.

Sipas hetimeve, përveç shitjes së produkteve shtëpiake nëpër tregje, shqiptari shiste edhe doza të vogla droge. Pasi ishte në vëzhgim nga policia, u pikasën shumë hyrje-dalje në banesën e të riut shqiptar, ndaj edhe karabinierët vendosën të vepronin, duke kapur në befasi tregtarin.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia i gjeti në xhep shqiptarit edhe një dozë kokaine. Ndërkohë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.