VRASJA NË KAMËZ/ Telefonata që i bëri gropën grabitësve: I fshehe ato se më morën në pyetje…

0

Policia ra në gjurmët e dy autorëve të vrasjes se Agim Bucit vetëm 20 minuta pasi ndodhi krimi në zonën e Kamzës.

Loading...

Por prova më e fortë u sigurua falë përgjimit të një bisede telefonike, ku Vladimir Kurti i kërkon bashkëpunëtorit të tij që të fshehë provat.

Një bisedë telefonike e përgjuar ka tradhëtuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së tregtarit Agim Buci. Një pakujdesi e Vladimir Kurtit, autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçarit baba i 4 femijëve, ka bërë të mundur që policia të ketë provën më të fortë kundër tij dhe të zbulojë dhe bashkëpunëtorin në krimin që tronditi opinionin publik.

28-vjeçari Vladimir Kurti, emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ishte një nga të ndaluarit e parë të efektivëve të komisariatit nr. 5., të Kamzës, vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur grabitja e dështuar, me bilanc tragjik për familjen Buci.

Këto janë pamjet e ndalimit të 13 personave menjëherë pas krimit, dhe ndër ta ishte edhe Vladimir Kurti. Policia pasi e mori në pyetje e la të lirë Kurtin duke vëzhguar çdo lëvizje të tij. Por një telefonatë e bërë nga personi i akuzuar për vrasje të Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, Merita Buci zbuloi edhe personin tjetër të dyshuar si të përfshirë në këtë grabitje me dhunë dhe çoi më pas dhe në arrestimin e tij.

Sipas policisë Ruzhdi Hode ishte drejtuesi i automjetit tip “Volfsëagen Golf”, ngjyrë të zezë, i përdorur nga dy autorët. Unifomat blu në bazë të dëshmitarëve okular kanë mundur të identifikojnë autorin e parë të dyshuar që ishte Ruzhdi Hode, por 25-vjeçari ishte larguar në drejtim të zonës së Paskuqanit, ku edhe ka hedhur armën në Lumin e Tiranës bashkë me disa rroba e doreza të përdorura në krim.

Policia ka fiksuar si provë edhe një bisedë telefonike të regjistruar ndërmjet Kurtit dhe shokut të tij. 28-vjeçari pasi del nga marrja në pyetje në drejtorinë e Vendore të kryeqyetit, ielefonon mikun e tij Hode dhe i thotë: “i fshehe ato se, mua më morën në pyetje”. Në këtë mënyrë uniformat blu zbuluan edhe autorin e dytë krimit, i cili u prangos mëngjesin e së enjtes në banesën e tij.

Kurti dhe Hode janë të dy me orgjinë nga qyteti i Burrelit, ndërsa familjet e tyre ishin vendosur në Kamëz pas vitit 2000. 28-vjeçari ishte dënuar më parë për “grabitje me dhunë” në vitin 2010, ku edhe kreu dënimet me 5 vite burg. Gjithashtu, Kurti sipas banorëve të lagjes, “OSBE” në Kamëz është edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se krimin mund ta ketë kryer nën efektin e drogës./abcnews

Loading...

Lini nje pergjigje