VRASJA NË KAMËZ/ Pas arrestimit të autorëve kushëriri tregon tmerrin: Agimin dhe Meritën i gjetëm mes gjakut, djali 6 vjeç…

0

Djali i vetëm i çiftit Buci, që ranë pre e grabitësve të armatosur, të cilën vranë kryefamiljarin Agim Buci, ka parë të gjithë skenën e krimit. Të afërmit e viktimës tregojnë se i mituri është i traumatizuar dhe herë pas here kërkon të atin.

Loading...

Kushëriri i Agim Bucit, Skënder Lala, tregoi dje momentin kur ka gjetur të shtrirë dhe pa ndjenja 53- vjeçarin, të cilit është përpjekur t’i vijë në ndihmë.

“Dëgjuam dy të shtëna. I gjeta Agimin dhe Meritën të shtrirë në tokë. Agimi në gjendje të rëndë. Ishte pa ndenja, ndërsa Merita më mirë. E gjeta djalin 6 vjeç me sy të hapur dhe nuk lëvizte fare. Djali ishte shumë i tronditur dhe vazhdon të jetë në gjendje shoku”, shprehet kushëriri i viktimës.

Më tej ai tregon se e kanë nisur Agimin me një makinë drejt spitalit, por ka qenë e pamundur që të mbijetonte. “E nisëm Agimin për në spital, por ishte shumë vonë. Merita iku me një makinë tjetër. Të shtënat u dëgjuam sapo filloi ndeshja. Menduam se ishin fishekzjarrë. Brenda dyqanit kishte shumë gjak. Policia në fakt mbërriti shumë shpejt, por autorët ishin larguar. Ne nuk arritëm t’i shihnim”, shprehet Lala.

Banorët e zonës ku ndodhi grabitja me pasojë vdekjen e 53-vjeçarit Agim Buci, treguan të mërkurën se i kishin transportuar të plagosurit me një makinë autoshkolle, pasi ambulanca ishte vonuar më shumë se 30 minuta.

Disa dëshmitarë që banojnë pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kamzë, treguan momentet e para pasi kishin dëgjuar të shtënat dhe si u kishin ardhur në ndihmë çiftit, që deri në atë moment ishin të plagosur. Ndërsa disa të rinj që ndodheshin në rrugë në atë moment, kanë parë grabitësit kur po dilnin nga dyqani dhe u janë vënë pas për t’i ndaluar. Por ata kanë qëlluar me armë në ajër. Më pas u kanë drejtuar armët dhe i kanë kërcënuar: “Ikni se ju vramë edhe ju…”.

Loading...

Lini nje pergjigje