Ngjarja në Kamëz, si ja vranë burrin në sy të djalit të vogël, gruaja rrëfen momentet e tmerrit

0
147

Mbrëmjen e djeshme Kamza u trondit nga një vrasje e kryer në një dyqan të vogël, ku dy persona tentuan ta grabisnin. Nga kjo ngjarje mbeti viktimë pronari Agim Buci, ndërsa u plagos e shoqja, Merita. Në një rrëfim të shkurtër për Express 44-vjecarja thotë se gjithçka ndodhi kur bashkë me burrin ishin duke bërë mbylljet e fundit të dyqanit (inventarin), për të shkuar në shtëpinë e tyre përdhese që ndodhet ngjitur me dyqanin.


Në dyqan ndodhej djali i vogël i çiftit Buci, ndërsa Merita me bashkëshortin e saj ishin në një pjesë tjetër të dyqanit që kishte lidhje direkte me shtëpinë. Duhej të ishte një natë e qetë për çiftin që pasi mbyllte dyqanin i drejtoheshin shtëpisë, por u kthye në tragjedi. Dy persona te maskuar me kapuç, të veshur trashë, me xhupa jeshil dhe dorashka, hyjnë në market. Njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë i drejtohet arkës ku ndodhej edhe i mituri. Grabitësi i dytë, me thikë në dorë kupton se në dyqan ishin edhe burri dhe gruaja. Merita tregon se doli menjëherë sapo dëgjoi djalin të thërrasë dhe nisi të qëllojë me c’gjeti ndaj autorit të armatosur që ndodhej tek djali i saj.


“Lekët, lekët”, tregon ajo duke rrëfyer bërtitjet për lekë që vinin nga dy djemtë e maskuar. “Çfarë lekësh doni?, i është përgjigjur ajo duke nënkuptuar se në dyqanin e tyre modest nuk mund të kishte lekë të mjaftueshme për të justifikuar edhe veprimin e dy autorëve që kishin organizuar grabitjen e armatosur. Në këtë moment – tregon ajo – doli edhe bashkëshorti i cili ju sul autorit të armatosur për ta larguar nga djali. E gjithë përleshja ndodhi në sy të te miturit, në këmbët e tij, aty ku ra i pajetë babai i tij./Express

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here