Lazio bëhet me Liverpoolin, gjithçka kundër Romës

0
155

Liverpooli do të ketë mundësinë të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidën e kthimit të gjysmëfinales së Champions League kundër Romës, duke përdorur fushat e Lazios.

Lojtarët e Jurgen Klopp do të fillojnë ta “shijojnë” atmosferën e kryeqytetit italian për ndeshjen e 2 majit në ambientet e qendrës stërvitore të Formellos.

Drejtuesit e Lazios, në fakt, kanë pranuar të vënë në dispozicion të anglezëve strukturat e tyre.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është i vendosur të bëjë gjithçka është e mundur për t’u siguruar që Roma të eliminohet nga Championsi.

Por, edhe pa këtë “ndihmë” nga ana e bardhekaltërve, “Të Kuqtë” e kanë hipotekuar finalen falë fitores 5-2 të arritur në ndeshjen e parë, të luajtur të martën e kaluar në “Anfield”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here