Intervista/ Monika Kryemadhi: Saimir Tahiri ka qenë ushtar i Ramës, po nuk u arrestua nuk hapen negociatat…

0
322

Intervistë e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi për emisionin “Debati” në Channel One. 

Si mendoni ju, si e keni drejtuar LSI-në në këto 10 muaj?

Nuk më takon mua ta bëj këtë analizë, por ajo çka dua të them është se mjafton të shikosh të gjithë informacionin ose pasqyrimin që bëhet në media apo gjithë historikun e saj në këto dhjetë muaj do të shikosh që angazhimi i LSI-së është jashtëzakonisht i madh, është prezent, jo për shkak apo meritë timen, por edhe për një lloj funksionimi të të gjithë segmentëve dhe të përfshirjes së të gjithë elementëve të cilët janë pjesë e strukturës së LSI-së. Ajo çka të bën më shumë përshtypje është që ndryshe nga herët e tjera, LSI për çdo problematikë ose për çdo fushë të jetës politike shoqërore apo profesionale ka jo vetëm alternativën e saj, ka jo vetëm vëzhgimin e saj dhe denoncimin e saj por ka dhe një lloj po themi sjellje komplet ndryshe, gjë që sjell edhe një lloj risie në jetën politike shqiptare, ku historikisht jemi mësuar që shikojmë vetëm një kundërshtim të një projektligji, shikojmë një kundërshtim të diçkaje që propozohet nga dikush tjetër, por kemi dhe sjelljen dhe përmirësimin e një ligji, apo paraqitjen e një amendamenti, një sjellje komplet ndryshe, gjë e cila në fakt jetës politike shqiptare i ka munguar. Po e humbas pak modestinë, por mund të them që ka sjellë diçka ndryshe. Unë e shikoj si pozitive. E shikoj pozitive për shkak edhe të gjithë asaj që mund të themi të situatës politike që ka vendi sot, sepse ka një situatë jo vetëm gri, por shumë të errët dhe opozita duhet të jetë ajo që ti japi dritat e shpresës, ta ngjyrosi këtë atmosferë, ti japi hapësirë, ti japi frymë, ti japi dritë, në mënyrë të tillë që njerëzit të kenë shanset dhe mundësitë e tyre për të vazhduar jetën dhe angazhimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Mund të përmendim pafundësisht, por ajo çka dua të them është se nuk do të doja unë ta bëja bilancin, sepse nuk më takon mua më shumë, sa i takon vetë anëtarëve të LSI-së dhe vetë strukturave të LSI-së. Ne javës tjetër, do të bëjmë dhe një mbledhje të Komitetit Drejtues Kombëtar, ku do të kemi një sjellje komplet tjetër dhe tashmë jo vetëm nga ana organizative, por edhe nga ana e përgatitjes të shumë gjërave të reja që do të vinë dhe priten të ndodhin në të ardhmen. 

A ka ndonjë gjë që ju mund ta kishit bërë më mirë në këto 10 muaj?

Po dhe mund të ketë, sepse njeriu kërkon gjithmonë të evolojë, të bëjë gjëra ndryshe, por unë mendoj se në kushtet në të cilat ka qenë LSI-ja, në mënyrën se si ne funksionojmë apo dhe me atë lloj armate që ne rrethohemi, unë mendoj se ne kemi dhënë maksimumin e mundshëm. 

Keni dhënë maksimumin?

Besoj që po. 

Ne e kritikojmë opozitën, sepse ne presim që nesër të jetë pjesë e pushtetit, jo pse merremi me opozitën..

Në fakt mediat shqiptare apo dhe ndërkombëtarët, po të ulesh dhe në biseda me ambasadorë e gjejnë që problemi në Shqipëri është opozita. Nuk ka faj fare qeveria për kanabizimin, nuk ka faj fare qeveria për rritjen e taksave, nuk ka faj fare për shumë probleme po themi, për kapjen e reformës në drejtësi e ka fajin opozita. Ne si opinion publik po themi, dashkemi shumë pak për tu ofruar. Edhe ne si opozitë, po vesh tutat e sportit atletet dhe po them këto po të ofroj dhe unë. Po i quaj mediat kazan, kush nuk është dakord me politikat e Ramës po i quaj të matufepsur, po them po luftoj për timonin, për tepsinë. Ky është problemi, ka ndodhur një lloj mpirje e mentalitetit dhe opinionit që në njëfarë mënyre dhe ne si opozitë kemi rënë pak në këtë grackë sepse fillojmë dhe të sqarojmë dhe të bindim njerëzit që ne si opozitë po bëjmë maksimumin. Unë nuk kam për detyrë të bëj asgjë, detyra ime është të flas dhe të denoncoj. Unë nuk kam për detyrë as të luftoj krimin e organizuar, as të bëj sistemin arsimor, as të merrem me shëndetësinë, as të merrem me marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, nuk kam për detyrë as të luftoj korrupsionin, as të bëj Vettingun. Detyra ime është të denoncoj. O kemi bërë ne denoncime o nuk ka bërë njeri. Denoncimet e opozitës quhen gjithmonë personale ndërsa denoncimet e mazhorancës quhen zyrtare. Më falni tu bëj një pyetje , ju duket normale ajo që bëri sot Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ka dalë nga opozita, është denoncuar dhe i është bërë dhe në mbledhje zotëri kush je ti që kërcënon gjyqtarët, kjo është shumë e rëndë. Dhe asnjë media nuk mori përsipër të bënte një analizë. Unë si opozitë e denoncoj në këshillin bashkiak dhe nuk jam në asnjë media dhe asnjë televizion. Është tjetër pasqyrimi nëpër portale është tjerët pasqyrimi në televizione. Ne jemi koshient dhe e dimë që mediat shqiptare private me përjashtim të televizioneve shtetërore që janë pronë e qeverisë dhe ERTV që është pronë e kryeministrit, në krye të atyre mediave private janë biznesmen që jetojnë me punën që punojnë po themi në një administratë e cila jo vetëm intimidohet dhe dhunohet por edhe kontrollohet nga qeveria. Dhe e kuptoj këtë histori. Nuk fajësoj gazetarin e terrenit po pronarin e medias kam të drejtë sepse po të marrim të gjitha televizionet me ça parash jetojnë? Në qoftë se pronari i medias tuaj jeton me para që burojnë nga buxheti i shteti apo kanë interesa të tjera po themi qoftë me kontraktorë të kompanive të tjera dhe ky njeri kërcënohet, sulmohet, po themi edhe nëpërmjet taksave tatimeve policisë së shteti etj po normal pse do më shërbej mua.

Unë e shoh opozitën si shpresën e së nesërmes. Në këtë kontekst mu duk si shmangie ajo që ju thatë që nuk e keni për detyrë.

Po sigurisht. Çfarë përgjegjësie dhe instrumentesh kam unë për ta luftuar krimin e organizuar. Kam policë unë? Ne kemi denoncuar pa fund kriminelë. Deputetë të opozitës kanë marrë edhe kërcënime. Tani që do dalim të tradita e qeverisë hije. Shqipëria nuk e ka këtë traditë. Për herë të parë në këto 27 vite, menjëherë pas mandatit të sapo marrë, kemi një situatë krejt ndryshe në opinionin publik. Dhe kjo vjen edhe si pasojë e punës së opozitës, përballë një kryeministri që ka blerë gjithçka. Intimidimi dhe blerja që ai i bën edhe elementëve të opozitës, edhe medias, edhe midis ndërkombëtarëve është i jashtëzakonshëm. Kemi një sërë protestash gjithandej. Ke artistët që po qëndrojnë stoikë për një periudhë të gjatë. Kemi revoltën e qytetarëve të Kukësit. Kjo është meritë e tyre dhe jo e opozitës. Të mos harrojmë që kemi mbi 500 mijë shqiptarë të larguar nga vendi. Dhe është forca më aktive, jo vetëm punëtore por edhe intelektuale. Këto janë njerëzit që kanë bërë ndryshimet.

Nuk kanë shpresë as te qeveria, as te opozita, prandaj ikin.

Unë për veten time, kam një grup të caktuar, disa nga njerëzit që i kam pasur më aktiv në organizimin e partisë, disa kanë ikur me lotari në Amerikë, disa kanë bërë dokumentet për të ikur në Gjermani. Dhe unë them, cila është gjeja më e shëmtuar kush është? Janë njerëz të cilët kanë në administratë jo 8 vjet, kanë në administratë dhe 2 vjet, mund të kenë dhe 3 vjet, mund të kenë dhe 12 vjet, të cilët janë hequr për shkak të bindjeve të tyre politike.

Nuk janë ata që mendojnë se keni lidhje me rusët domethënë?

Po çfarë rusësh? Ai që kërkon më shumë për rusët, është më rusi. Problemi qëndron që, janë të dy burrë e grua, me tre fëmijë dhe janë hequr nga puna për shkak të bindjeve të tyre politike. Gruaja punonte si infermiere. Në 2013 në institucionet që ka drejtuar LSI nuk ka hequr nga puna asnjë. Madje ka mbajtur dhe idhtarë të PD. Por kjo ka të bëjë me mentalitetin. Sepse infermieren e heq nga puna por duhet të gjesh një infermiere që të bëjë të njëjtën punë. Tashmë të dy burrë e grua ikin, sepse thotë ajo: unë jam një infermiere në Gjermani, marr 3000 euro, kam tre fëmijë të vegjël e kanë shkollën falas, kam shtëpi falas. Por, po të ishin në punë të dy këtu, nuk do të iknin. Çfarë ka bërë Edi Rama, varfëroi popullin, frikësoi.

Ju mendoni se Edi Rama atë shprehje që tha në Parlament e tha masën e popullit?

Absolutisht që po. Ai tha që ky është një popull që nuk ngrihet. Ka një problem, se kur flet Rama ne si deputet nuk rrimë në sallë. Sepse po ta dëgjosh atë nuk të mbetet gjë tjetër, jo vetëm ti gjuash me çizme, por t’ia ngresh tavolinën dhe t’ia fusësh kokës. Sepse për hir të së vërtetës është një njeri shumë provokativ dhe do ta hajë nga provokimet që bën.

  1. Rama ka 20 vjet në politikë dhe 18 vjet në pushtet dhe ka bërë aleanca me politikanë të cilët sot duhet t’i kërkojnë një ndjesë të thellë këtij populli edhe që ai arriti të marrë timonin i vetëm, tepsinë siç e donte, me ato çitjanet pa program. Është një njeri i suportuar politikisht?

Unë për veten time, mendoj që ndjesa jonë është normal që nuk parashikuam që një njeri si puna e Ramës do të shkonte kaq larg. Po të isha unë kryetare partie nuk do e kisha bërë atë gjë. Në 2016 të gjitha mediat, të gjithë ambasadorët akuzonin LSI që është kundër reformës në drejtësi. Dhe çdo sulm që i bëje Edi Ramës thoshte që këta nuk e duan reformën në drejtësi, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Na pëlqen apo nuk na pëlqen, kemi të bëjmë me një njeri që ka 20 vjet në pushtet. Të gjithë segmentin e pushtetit të tij e ka përdorur si instrument të fuqizimit dhe të krijimit të imazhit të tij. Në çdo televizion ke vizatimin dhe dizenjimin e tij. Të gjitha këto sjellin pasoja. Të kesh kryetar bashkie 11 vjet Edi Ramës një herë me Fatos Nanon dhe dy herë me Ilir Metën është shumë. Kush është problemi, ku qëndron? Ky njeri investon shumë tek ju të gjithë duke sensibilizuar dhe ngulitur në trurin e njerëzve që ky njeri duam apo s’duam, do vijë nesër prapë në pushtet. E dini ju investimin e Edi Ramës për 17 majin, ku sipas tij vazhdon? Është një investim i jashtëzakonshëm, për çfarë e bën këtë gjë? E bën për të demoralizuar shqiptarët. Por ndërkohë nëse z. Basha pretendon të jetë bodigard i z. Rama, mund të vazhdojë marrëveshjen e 17 majit. Por në logjikën time, pra ashtu siç unë e mendoj është se z. Basha mund të ketë probleme organizative brenda partisë së tij dhe besoj që do i zgjidhë vetë. Pra, ka metodologjinë e punës së tij ndërkohë që ne si LSI kemi tonën.

Ju thashë se nëse z. Basha do të jetë bodigard i Ramës, le ta vazhdojë marrëveshjen. Si mund të vazhdojë, kur ju jeni në një front të përbashkët opozitar?
Unë jam në vargun e popullit sepse unë shumë mirë mund ta zgjidhja pozicionin tim si zonjë e parë pranë z. Meta, por mendova të zgjedh këtë pozicion sepse mendoj që shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të fortë dhe më të qëndrueshme. Së dyti, ka nevojë për një strukturë partie që e njeh shumë mirë mazhorancën, dhe kjo nuk është pak. Me të vërtetë PD bëri një marrëveshje më 17 maj, por e bëri duke mos e njohur Partinë Socialiste. Hyri në një lojë apo fushë le të themi vetëm me rregullat e Partisë Socialiste duke sfiduar çdo rregull. Dhe e treta, mund të them që elemente të caktuar të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë një lloj superioriteti në terren krahasuar me PS apo PD në organizim dhe përfshirje. Ky lloj pozicionimi i LSI nuk është e kushtëzuar as nga PD e as nga PS. Ka qenë një vendimmarrje e LSI-së vet, kjo është e sigurt. Pas reformës zgjedhore dhe votimit të 7 ligjeve u kushtëzuan nga ndërkombëtarët, ku për mua ishte një mashtrim kjo. Prandaj, unë jam skeptike pas çdo gjëje që sugjerohet nga ndërkombëtarët, por unë mendoj që përpara se të japim fjalën duhet të shohim se kush janë benefitet tona, pra të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sipas jush si ishte kjo vizitë dhe si e perceptoni ju qëndrimin e Gjermanisë dhe të kancelares Merkel?

E para njëherë, z. Rama ka bërë shumë mirë që ka shkuar në Gjermani dhe ashtu duhet të shkojë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe të lobojë fort me ta që të gjitha vendet anëtare në Qershor t’ia japin shansin Shqipërisë për tu hapur negociatatat. Dhe unë nuk e shikoj absolutisht këtë si ndonjë problem të madh, madje është e vonë. Fushata e z.Rama është shumë e vonë.

Pa u bërë rekomandimi, s’kishte si të bëhej kjo fushatë..

Ne rekomandimin na I kanë dhënë dhe herë tjetër dhe ne e dinim shumë mirë që rekomandimi do na jepej. Kush mendonte që nuk do na jepej rekomandimi, ose është naiv në politikë ose nuk merr vesh fare. Komisioni përsëriti veten dhe vendosi dhe nja dy kushte të tjera.

Si e parashikoni në qershor, vendet anëtare do ta votojnë?

Unë do ti lutesha Zotit që të na jepej ky shans, sepse këtu nuk është çështja për meritë as të Edi Ramës, as për klasën politike, kjo është një mundësi për shqiptarët. sepse hapja e negociatave nuk është se do të sjelli ndonjë ndryshim të jetës ekonomike, por do të sjelli një stabilitet politik si dhe një lloj garancie dhe sigurie për investimet e huaja për të ardhur në Shqipëri. Pra do ta shikojnë si një vend europian, si një vend që në të ardhmen do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kjo është një dëshirë, si e shikoni realisht situatën?

Unë e shikoj të vështirë, sepse ti ke kusht luftën kundër krimit të organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar nuk bëhet për tre muaj. Nëse ti për tre muaj kap gjithë kokat e bandave dhe ndalon gjithë trafikun e drogës, është vetëm një mundësi për ta bërë këtë.

Si?

Ka vetëm një mundësi. Largimin e Edi Ramës.

Kjo është politike..

Nuk është politike. Ne e dimë që të gjithë kanabizimi, gjithë trafiku I drogës është drejtuar nga Edi Rama dhe një nga falangat e tij ka qenë Saimir Tahiri. Më pas kanë qenë drejtorat e policisë të cilët janë larguar dhe nuk janë arrestuar kur kanë dalë urdhër arrestet e tyre.

A është e vërtet që I ka kërkuar Bundestagu gjerman, arrestimin e Tahirit?

Nuk e di, se nuk kam qenë pjesë e takimit. Nuk më intereson të hyj në thashethemet e bisedave të tavolinave të tyre. Raport të klasifikuar nuk kemi. Ajo çka unë mendoj që është një traditë në LSI, ne ecim me atë çka kemi zyrtare mbi tavolinë. Në raportin që na ka sjellë prej 37 faqesh dhe që është dorëzuar zyrtarisht nga ambasadorja Romana Vlahutin Lëvizjes Socialiste për Integrim, po ta lexosh ke : ne japim rekomandimin, por …dhe fillojnë pastaj shtatë kushtet, njëra pas tjetrës. Dhe ne në këtë drejtim, ne duam të lexojmë këtë gjë, dhe ndryshe nga dy vite më parë, ku kanë qenë 5 prioritete, është shtuar edhe çështja e krimit të organizuar, është shtuar dhe çështja e administratës publike, është shtuar dhe çështja Tahiri. Është në raport dhe këtë varet se secili nga ne e lexon. Pra e lexon si një kusht, që po nuk u arrestua Sajmir Tahiri nuk hapen negociatat, e lexon si një kusht zbardhjen e çështjes Tahiri, e lexon si një kusht çështjen Tahiri të lidhur me Edi Ramën.

Ju si e lexoni?

Unë e lexoj që çështja Tahiri është një çështje që me të vërtet është shumë e rëndë për politikën shqiptare, për hir të së vërtetës, pavarësisht se mund të themi se jemi në sinore të ndryshme. Ajo çka dua të them është që çështja Tahiri është e rëndë për ne, sepse edhe ne kemi qenë pjesë e kësaj gjëje, kemi qenë pjesë e qeverisjes, pavarësisht se e kemi hapur gojën, kemi ngritur zërin, e kemi diskutuar, po të shikosh nëpër mbledhjet e qeverisë përplasjet e ministrave tanë kanë qenë të shpeshta. Ylli Manjani për këtë gjë është larguar. Ajo çka dua të them është se kërcënimi që z. Tahiri i bën Z. Rama tregon se z.Tahiri ka qenë thjesht një ushtar i zbatimit të urdhërave. Prandaj dalim te fjalia që them unë, që këtu koka e krimit të organizuar në Shqipëri është Edi Rama. Kam qenë një nga propozueset e Bashkim Finos për Kryeministër në  vitin 1997. Jo në PS, në qeverinë e  Pajtimit Kombëtar. Nga të gjithë kryeministrat nuk kemi parë asnjë të dalë dreka darka e të ulet në tavolinë me kriminelë që janë në kërkim. Mund të kenë konflikte interesi, vendimmarrje korruptive sepse nuk mund të themi ne që ka nga ata që kanë krijuar imunitet nga kjo gjë sepse ka që kur ka lind njerëzimi e derisa të vdesë do ketë konflikte interesi në grupe të caktuara qoftë biznesi prandaj janë bërë ligjet, rregullat, komisionet hetimore për ta bërë këtë gjë sa më pak. Si ky kryeministër që ha e pi, që ndjen kënaqësi duke ndenjur me gangster  nuk kam parë ndonjëherë.

Si ka mundësi që këtij kryeministri që rri gjithë ditën me trafikantë nuk i hyn gjë në këmbë, ose ai është shumë I aftë ose opozita është e paaftë dhe bën bllof sepse nuk ka mundësi të kanabizosh gjithë vendin të jesh koka e trafikut dhe të mbetesh pa u lagur..

Sepse ne jemi një klasë politike pa integritet e cila e ka kthyer vendin e saj në një vend të cilët të tjerët vijnë dhe bëjnë eksperimente Ja ta them unë pse. A kemi ne katër vjet që dëgjojmë ambasadorët që thonë nuk ka drogë këtu. Ti ke euro barometrit të BE sondazhin. Ti ke ambasadorë që kanë qenë të PS, janë kthyer ambasadat në celula të PS. Ti ke individ që kanë axhendë vetëm axhendën e mazhorancës.

Si është e mundur?

Ja ta them unë pse. Se ça ka ndodhur? Një klasë politike e cila është inferiore ndaj një nënpunësi të një institucioni të ministrisë së jashtme apo të një institucioni kombëtar burokratik normal që do kesh këtë situatë. Sepse ata janë tranzitor janë kalimtar në Shqipëri. Keni pyetur sesa para ka paguar BE për reformën në drejtësi apo departamenti i shtetit. Interesohuni dhe kush I merr këto para se nuk i marrin shqiptarët. Çdo shtëpi ka një vend një cep ku mban mbeturinat dhe ne kemi nevojë për një vend në rajon që të themi ne skemi faj e ka Shqipëria në çdo rast.

Kjo është racizëm…

Jo nuk është racizëm kjo është dobësi e klasës politike, është mungesë integriteti. Nuk heq dorë unë nga mandati sepse kjo do të thotë ti shërbesh Edi Ramës, nuk krijohet krizë sepse vjen tjetri që është I rradhës. Keni një rast flagrant, kur i mbaroi lista PS për deputetë në Lezhë iu fut LSI. Mungesa e integritetit të klasës politike cenon sovranitetin e këtij vendi. Shqipëria nga një vend që prodhonte stabilitet është kthyer në një vend që konsumon stabilitet dhe krijon destabilitet. Po flasim për një vend që ka qenë një nga partnerët kryesorë ët NATO-s edhe kur nuk ka qenë partner. Sot Shqipëria është një vend pa porta dhe nuk ofron siguri. Një vend trampolinë për grupet e trafikut.  Ke elementë të ushtrisë të cilët kanë qenë pjesë e shumë aksioneve të NATO-s, nuk po marr as Afganistanin, as Irakun, por kanë qenë me elementë të tjera që nuk janë pjesë e kësaj loje.

Megjithatë misionet kanë qenë.

Janë misione që kanë qenë nga 185 ushtarë dhe përfundojnë në 95 ushtarë. Janë misione ku ushtarët e tu vishen me rroba të ushtrisë italiane, amerikane, sepse ti paguan miliona euro dhe bën tendera të cilat ushtarët në vend që të mbrohen nga uniformat e tyre, zhuriten.

Kush e mban përgjegjësinë për çarmatimin e ushtrisë?

Klasa politike. U bë lufta e Kosovës, tanket tona nuk kishin bateri për tu ndezur. Por erdhën partnerët tanë që e përballuan, sepse ne nuk kishim as çadra. Ne e kemi 0.8 % buxhetin për ushtrinë, kur duhet ta kesh 2.5 %. Dhe marrin dhe Spitalin Ushtarak ja kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes, fusin fizioterapistët te rrogat, doktorët, ambulancat që nuk ndizen që kushtojnë 100 mijë euro, që ti kemi në buxhet. Akademinë Ushtarake që kemi pasur, sot nuk ekziston. Nuk ka shtet pa ushtri. Kush i ruan kufijtë? Kush e ruan sovranitetin? Nëse ty të plas një luftë sot më gjej mua një ushtarak që e ke sot pjesë të ushtrisë. Është kthyer ushtria në kompani tenderash. Një oficer e ushtrisë të kundërzbulimit shqiptar kanë qenë më të besuarit, dhe sot kundërzbulimi i NATO-s nuk bazohet më te oficerët shqiptar, por te oficerët e vendeve të tjera fqinje. Të vetmen rrugë që ke bërë me standard evropian dhe që i ka kushtuar një kafshatë buke buxhetit të shtetit, është rruga e Bregut që e bëri ushtria shqiptare dhe ke paguar vetëm ushtarët xhenio, që kanë qëndruar 4 muajt e dimrit nëpër kapanone, rroga më e lartë ka qenë një milionë lekë, dhe kanë bërë një rrugë që po të ishte bërë me firma, me tendera do të kishin kërkuar mbi 50-60 milionë euro. Ndërsa atyre nuk iu ka kushtuar as5 milionë euro. Kanë paguar vetëm rrogat e ushtarëve dhe baza materiale, që ishte fadroma.

Përveçse kontributit të Partisë Socialiste, ju si LSI në 2007-ën e mbështet dhe e bëtë kryetar bashkie. Në vitin 2011 u largua dhe në vitin 2013 u bëtë aleatë. Domethënë ju keni 2 zgjedhje që keni qenë ju mbështetësit kryesorë që Edi Rama ka marrë pushtetin në dorë. Tani ju jeni në opozitë dhe thoni që të keqen më të madhe e ka sjellë Edi Rama. Si e garantoni popullin që ju nuk mund të bëni aleancën e tretë me të? Tani duam të kuptojmë edhe LSI e Ilir Metës me LSI e Monika Kryemadhit?

Tani, LSI-a e Ilir Metës dhe ajo e Monikës është shumë ndryshe. Siç e thotë edhe Rama, ai ishte tolerant ndërsa unë jam diktatore. Unë nuk do ta lejojë kurrë Edi Ramës që të tallet me LSI-në. Nuk jam as Ilir Meta, Sali Berisha e as Lulzim Basha. Ky njeri përfiton nga njerëzillëku le ta quajmë. Në 2007-ën Ilir Meta ia dha shansin me LSI-në përballë Olldashit. Ishte situatë le të themi që ne kishim një mundësi për të mbështetur Edi Ramën asokohe. Por duhet ta dini që ai rri gjate gjithë kohës me makinë llogaritëse në dorë. Mos e mendoni atë asnjëherë si një njeri të rastësishëm, që nuk e di se çdo ndodhë më vonë. Mbaroi mandati dhe ai e kuptoi shumë mirë që ky mandat i kryetarit të bashkisë merrej vetëm me LSI-në. Kështu që e vetmja mënyrë ishte ekskludimi i LSI-së si forcë politike. Ndërkohë në atë kohë, Sali Berisha tha që në kodin zgjedhor kishte vendosur vetëm Partia Socialiste, ku çfarë të donin ata, do votohej. Por mua e keqja nuk më erdhi nga Sali Berisha, por nga Edi Rama. Vijmë në datën e 21 janarit, ku  të gjithë e dimë si histori. Është një ngjarje që i ndodh çdo politikani, ku është përdorur presion 6 muaj ndaj Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë e Berishës, prandaj them që kjo mungesa e integritetit e klasës politike.

Nga kush kanë qenë presionet?

Ka sa të duash. I pari Edi Rama nëpërmjet segmenteve të caktuara antishqiptare. Përdorimi i kësaj ishte për të krijuar një lloj destabiliteti sepse ishin disa gjëra. Për mua janë antishqiptare, sepse ta marrësh dhe të hedhësh flamurin, që e ke me ligj që duhet mbrojtur, dënohesh.

Me cilin qark antishqiptar ka lidhje Kryeministri i Shqipërisë?  Për shembull, a ka lidhje me rusët?

Ka sa të duash. Ka lidhje edhe me rusët edhe pse bën si anti-rus. Ne kemi një gabim shumë të madh që çdo rus, çdo turk, çdo amerikan, çdo gjerman apo çdo anglez i shohim si antishqiptar ose pro-shqiptar, si miq apo si armiq. Lindja dhe perëndimi janë gjëra shumë të ndryshme përsa i përket politikës së jashtme. Shqipëria është një vend  që e ka pasur gjithmonë politikën e jashtme stabilizuese, euroatlantike, që do të thotë: Perëndim – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria është një vend i vogël në rajon që dashje pa dashje ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në Maqedoni, edhe në Greqi, edhe në Mal të Zi, edhe në Itali, me emigrantët e saj. Nga ana tjetër Shqipëria është një urë lidhëse, një derë komunikuese midis lindjes dhe perëndimit. Ky zotëria tani do t’i vejë çelësin edhe turqve, edhe rusëve, edhe gjermanëve dhe nga dëshira për të bërë shumë gjëra dhe për të bërë si një lider i madh ndërkombëtar, bën gabime shumë të mëdha. Dhe në vend që të lidhet me atë që duhet lidhur, lidhet me elementë ekonomikë, të cilat nuk janë shtete. Le të rikthehemi tani tek pyetja juaj. Fokusohemi tek çështja e 21 janarit. Largimi, pra dorëheqja e Ilir Metës nga qeveria në mënyrë të parevokueshme ishte një element që distancohej, sepse përveç informimit që i kemi bërë Kryeministrit, edhe ministrit të Brendshëm që në atë kohë ishte z. Basha, kemi pasur një konferencë për shtyp nga z. Luan Rama që njoftonte për dhunën që do të ndodhte më 21 janar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here