E TMERRSHME! Ndërron jetë Aida Shtino? Ja si qëndron e vërteta… (FOTO)

0
2831

Gazetarja Aida Shtino e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar me emisionin e saj ‘Njerëz të humbur’ është tronditur së fundmi nga disa lajme të rreme që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, në të cilat shkruhej se ajo kishte ndërruar jetë.

Këto thashetheme janë postuar nga disa portale, por edhe faqe të ndryshme anonime dhe u përhapën mbrëmjen e djeshme me një shpejtësi të madhe duke shkaktuar shumë shqetësim tek familjarët e gazetares dhe djalin e prezantueses që nuk jeton në Shqipëri.

Ditën e sotme Aida Shtino ka reaguar në një prononcim për revistën ‘Who’ ku ka deklaruar se është shëndosh e mirë.

Jam shumë mirë. Familja ime është shqetësuar shumë nga këto lajme, djali më kontaktoi nga Austria i trembur për çfarë shkruhej. Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre lajmeve, çfarë duan të arrijnë. Të luash me jetën e tjetrit është për turp”, – ka thënë Shtino për “Revistawho.Com”.

Ndërkohë gazetarja që prej mbylljes së emisionit të saj nuk është më pjesë e televizionit dhe në një intervistë të dhënë përpara disa kohësh tregoi se është duke shkruar një libër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here