E dashura e re e Brad Pittit, një ikonë e vërtetë mode (FOTO)

0

Arkitektja Neri Oxman ka nisur të marrë zemrat e shumë femrave anembanë botës.

Shumë pak ka qenë e njohur në botën e shoubizit para se të nis të takohet me aktorin Brad Pitt, por së fundi po rrëmben vëmendjen e botës femërore.

E gjithë kjo në saje të stilit të modës që po shfaq në paraqitjet publike anembanë globit, sa që po krahasohet se bashkëshorten e George Clooneyt, Amalin.

Përveç bukurisë, izraelitja dallohet edhe për karrierën e suksesshme, si dhe një stil të përsosur mode bazuar në detajet që kujdeset rreth elegancës.

Ngjashëm me ish-gruan e Bradit, Angelina Jolie, Oxman gjithashtu i pëlqen të veshë veshjet e zeza dhe është ithtare e veshjeve që nuk kushtojnë shtrenjtë.

Shumë tifozë të aktorit të famshëm janë të kënaqur me përzgjedhjen e fundit, duke marrë parasysh se në të kaluarën është rrethuar me vajza të botës së modës.

Ndryshe, Pitt dhe Jolie ka muaj që i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare, por e cila nuk është konkretizuar edhe në mënyrën ligjore.

 

Lini nje pergjigje