Drama e emigrantit shqiptar me nusen, ja çfarë bën ajo…

0
220

Gjykata ne Lihtenshtajn duhej të vendoste dje për një martesë fiktive mes nje shqiptari dhe nje shtetase nga Lihtenshtajni. Të pandehurit ishin një nënë, vajza e saj dhe ish burri i saj shqiptar duke u akuzuar se përmes martesës fiktive kishin mundësuar lejeqëndrimin.

 

 

“Kur e pashë atë, rashë në dashuri me shikim të parë”-tha e pandehura dje përpara Gjykatës. Por kjo deklaratë kaq romantike, më  vone duhet të shqyrtohet për martesë fiktive.

Kthim në korrik 2014: E pandehura, një vajzë e re nga Lihtenshtajni, kalonte së bashku me nënën e saj pushimet verore në Greqi, ku jetonte gjyshja e saj. Në hotel ajo njohu një kamarier me të cilin filloi ta kalonte natën dhe të shkonin bashkë në det, duke kryer për herë të parë edhe marrdhenie seksuale, njofton albinfo.ch.

Në gusht ajo udhëtoi përsëri drejt Greqisë, ndërsa në nëntor shqiptari vizitoi atë në shtetin e vogël alpik. Dhe këtu erdhi oferta për martesë.“Pa asnjë ndruajtje ai më pyeti mua, nëse do martohesha me të”-tha e pandehura.

“Ajo kërkonte që unë të vija drejt Lihtenshtajnit, dhe kjo ishte e qartë se ne do martoheshim”-kujton bandilli shqiptar, që e njohu vajzën në Greqi, ku punonte prej shumë vitesh. Për dëshmitarë ata morën nënën e vazjës dhe mikeshën e saj.

Një “po” pa puthje

Korrik 2015: Në Zyrën e Gjendjes Civile në Vaduz ndodhi përfundimisht kurorëzimi i çiftit. Pas asnjë kontakt fizik, bile pa asnjë puthje, ata u larguan nga zyra. Por ata kishin marrë unaza, të cilat nuk ishin të njëjta dhe nuk dihet nëse ishin blerë në Austri ose Zvicër.

Shkurorëzimi dhe ndryshimi i gjinisë

Shkurt 2016: E pandehura fillon një terapi te një psikologe. “Në rolin e bashkëshortes, kam kuptuar dhe menduar shpesh se me mua nuk shkon diçka,” thotë ajo, që tetë muaj më vonë fillon edhe trajtimin hormonal. Së fundi ka ndodhur edhe ndryshimi i emrit, në ndërkohë kishte përfunduar edhe transformimin trupor.

Me fillimin e trajtimit hormonal, burri i saj duhej t’i dërgonte një shishe verë: “I tregova atij, se fillova të transformohesha në burrë , pra të ndryshoj gjininë.”Me këtë veprim ajo lëndoi atë – “ai u shokua”.

Marrëdhënia mes tyre u ftoh, ndersa vajza e re thotë se “kisha një dhimbje të madhe” por nuk mund ta detyronte “që ai të bëhej homoseksual”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here