49 kulla të tjera do ndërtohen në Tiranë, ja projekti i ri

0
719

Kompania Matrix Konstruksion ka shpallur planin për të ndërtuar kompleksin me 49 kulla banimi në zonën e Laprakës përballë Doganës së Tiranës.  Projekti në emërtimin “Tirana Festival City”, i publikuar në adresën http://matrixkonstruksion.com/project/tirana-festival-city/) raportohet si një projekt në ndërtim nga kompania Matrix.

Sipas të dhënave, projekti përbëhet nga 49 Kulla Rezidenciale dhe është vendosur në një zonë tregtare përballë Rrugës së Durrësit, 2 km nga Qendra e Tiranës dhe  12 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”.

Rezidencat e reja janë projektuar si një qendër shumëfunksionale. Projekti me 49 objekte rezidenciale do të ketë në mes një qendër të madhe tregtare, hotel, shkollë të mesme, kulla për zyra, kinema, park dhe fusha sportive, hipermarket, fitnes, bare dhe restorante, garazhe dhe zona parkimi.

Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe 220 mijë metër katrorë, ku hapësira që do të zihet nga ndërtimet është 673 mijë metër katrorë.

Kompania Matrix sh.p.k. që do të zhvillojë këtë projekt raportoi xhiro vjetore prej 79 milionë lekësh në vitin 2016 dhe fitim vjetor 10 milionë lekë sipas të dhënave nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në vitin 2015, xhiroja e kompanisë ishte 127 milionë lekë  dhe fitimi i raportuar 11 milionë lekë.

Ekspertët e tregut i vlerësojnë projekte të tilla si Tirana Festival City të përshtatshme për sektorin e banesave, për shkak se kanë një organizim të mirë të jetës komunitare në raport me projektet e banesave të realizuara deri më tani. Të tilla projekte janë shndërruar në trend së fundmi.

 

Skeda projektit “Tirana Festival City”

ADRESA:
Rr. “Durrësit” përballë Doganës.
Sipërfaqja e zonës: 220.000 m².
Sipërfaqja totale e projektuar për t’u ndërtuar: 673.500 m².
FUNKSIONET
• 49 kulla rezidenciale, qëndra me e madhe tregare në
qendër të saj;
• Hotel;
• Shkollë e mesme;
• Kulla zyrash;
• Kinema;
• Park dhe fusha sportive;
• Hipermarket;
• Fitness;
• Kafeteri;
• Restorant dhe hapësira shërbimi;
• Garazhe dhe parkim.

Mointor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here