Standard.al

Zagani që akuzon Tahirin i çon nje mesazh te forte deputetit gjerman Krichbaum!

0

Ai iku nga Shqiperia dhe kerkon azil politik ne Zvicer, pasi pretendon se eshte i kercenuar.

Dritan Zagani, ish-shefi i Antidrogës në Vlorë, i ka shkruar sot deputetit gjerman Gunther Krichbaum, i cili eshte shprehur skeptik per hapjen e negociatave te BE me Shqipërinë.

Deputeti gjerman komentoi takimin e tij ne Berlin me kryeministrin Edi Rama ne nje postim ne rrjetet sociale, ku i ka shkruar edhe Zagani.
Screenshot_2-14

Ne nje koment ne gjermanisht, Zagani i shkruan deputetit gjerman se ka të drejtë për çfarë është shprehur, pasi shqiptarët po qeverisen nga politikanë të korruptuar dhe të implikuar me trafiqe droge.

“Z.Gunther Krichbaum! E vërteta dhemb, por keni plotësisht të drejtë! Mendoj se politikanët europianë duhet të jenë më shumë në gjendje për të ndihmuar popullin shqiptar, që të shpëtojnë nga kjo qeverisje, nga këta politikanë të korruptuar dhe narkotikë që sot komandojnë Shqipërinë. Të jeni të sigurt se populli shqiptar ju falenderon shumë për ndihmën tuaj në procesin e demokratizimit të vendit tonë”, shkruan Zagani, raporton “BW”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.