Vdes 12-vjeçari 5 ditë pasi mbërriti nga…

0
222

Një 12-vjecar shqiptar ka humbur jetën në SHBA, pasi është akisdentuar nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur në News Jeresy, ndërsa djali shqiptar ishte duke ecur me biçikletë pranë shtëpisë s ë tij kur është shtypur nga kamioni.

 

 

Viktima është Elios Xhemollari dhe kishte vetëm 5 ditë që kishte shkuar në SHBA bashkë me familjen nga Shqipëria. Kushëriri i tij ka kërkuar ndihmë në një faqe të quajtur “GoFundMe” për shpenzimet e transportit të trupit të 12-vjecarit në Shqipëri.
636601872438800106-fatal1
“Ndërsa familja e tij po rregullonte dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre këtu, ndodhi një tragjedi. Ai u godit nga një kamion ndërsa ishte me biçikletën e tij në Lanza Avenue në Garfield,” shkruhet ne faqen “GoFundMe”.

Mësohet se kamioni drejtohej nga një 43-vjeçar, i cili është ndaluar nga policia.
“Elios ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit. Ai u aksidentua në cep të rrugës Lanza dhe Pleasant në orën 1:17 të së martës”-tha shefi i policisë Raymond Kovach. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here