Topalli e Imami: Basha thirri kongresin pas artikullit të “Mother Jones”!

0
178

Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dy figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” e lidhin vendimin e Lulzim Bashës për të thërritur Kongresin e partisë me artikullin e publikuar nga “Mother Jones” për lobimin në SHBA.

Në artikullin e revistës amerikane thuhet se një pjesë e parave të përdorura për lobim burojnë nga kompani fantazmë të lidhura me rusët.

“Ka një rastësi mes disa ngjarjeve që lidhen me njëra-tjetrën, që nga lobimi dhe nga ai i hapjes së hetimit në Shtetet e Bashkuara dhe Lulzim Basha del e thotë që do të ketë Kuvend, pa thënë që është Kuvend normal, i jashtëzakonshëm, apo për çfarë. Dimë që do të mbledhë delegatët e tij dhe do të diskutojë ato që ka shtruar ai, se të tjera i ka hedhur poshtë”, tha Topalli.

Arben Imami, që është ende anëtar i Këshillit Kombëtar thotë se Kongresi ishte parashikuar për në vjeshtë.

“Ky ishte si shkrepëtimë në qiell të pastër. Nuk po fliste kush për Kongres, as kishte plane për Kongres. Basha dhe njerëzit e tij, kur shtruam çështjen që janë më të rëndësishme problemet që ka PD dhe të bënim një Kongres për në fund të vitit, këto propozime u fshinë me një qëndrim hiperilegalisht. Kongresi do të bëhej në vjeshtën e këtij viti, por 48 orë pas lajmit, se mesa duket ka një problem, që u publikua nga “Mother Jones”, menjëherë partia u fut në Kongres”, tha ai.

Imami thotë se ai nuk u lejua që të flasë në Këshillin Kombëtar, ku u diskutuan edhe ndryshimet e statutit dhe së bashku me Topallin e cilëson farsë Kongresin e së dielës. Ish-kryetarja e Kuvendit nuk do të marrë pjesë në këtë Kongres, pasi nuk është delegate. Ajo e quan Bashën hipokrit.

“Rasti më i keq i hipokrizisë është kur e vërteta shtrembohet në mënyrë të moderuar, por ky hyn tek rastet ekstreme që nuk e kam gjetur gjëkund. Di që është një kongres i agonisë së drejtuesit të PD, që përpiqet ta veshë me një farsë të mënyrës së tij”, shtoi ajo/

Nga ana tjetër, Arben Imami thotë se Lulzim Basha planin për të përjashtuar kritikët e ka filluar që në 2014.

Duke e përshkruar shkurt Bashën, Jozefina Topalli e quan “të rremë”, ndërsa Imami shkoi më tej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here