Topalli: Basha i kapur, nuk flet për oligarkët, kullat dhe Erion Veliajn!

0
195

ozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel, ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i kapur dhe ka interesa ekonomike të lidhura ngushtë me oligarkët, prandaj nuk mund të bëjë opozitë. Sipas Topallit, Basha është i kapur nga oligarkët, nuk flet për kullat që po ndërtohen, ka shumfishuar fitimet e kompanive të kunatit të tij dhe nuk bën opozitë kundër Erion Veliajt.

“Përse është kaq komod në opozitë Lulzim Basha? Përse ndodh që bizneset shqiptare mbyllen sepse falimentojnë, ndërkohë që numri i bizneseve të familjes së Lulit shumfishohet? Si ka mundësi që bizneset shqiptare mezi mbijetojnë, ndërkohe që fitimi i bizneseve të kunatit rritet. Përse nuk guxon të përmendë Kastratin apo Samir Manen? A janë ata pagatorë të rrethit të Lulzim Bashës? A marrin para kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës nga kompanitë e këtyre biznesmenëve? Përse nuk flet ai për kullat që ndërtohen në Tiranë> Sa afër është ai me Erion Veliajn? Përse nuk bën opozitë me Erion Veliajn? Përse nuk flet për kullat? Përse nuk përmend emrat e oligarkëve?v Përse është kaq komod Lulzim Basha në opozitë?”

Topalli tha gjithashtu se kryetari i opozitës është i kapur edhe nga kryeministri Rama.

/TPZ.AL/ 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here