Tensionohet situata/ Bashkia iu mbyll derën aktorëve, LSI dhe PD bllokadë…

0
177

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka pasur tensione për shkak të pikës 7 të rendit të ditës. Kjo pikë kërkon që të vendoset për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat për marrveshje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat e Bashkisë së Tiranës. Kjo sipas këshilltarëve të opozitës bëhet për të përshpejtuar procedurat për tjetërsimin e hapësirave të Teatrit Kombëtar, duke ia kaluar një kompanie private, shkruna faxweb.

Ndërkohë që jashtë sallës zhvillohej një protestë e aktorëve lidhur me fatin e Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës kishte vendosur që të mbyllte derën për ta. Edhe pse artistët kishin bërë kërkesë që të ishin prezentë në këtë mbledhje, vetëm 2 prej tyre do të futen në një moment të dytë.

Këshilltarët e PD-së dhe të LSI-së braktisën mbledhjen, teksa thanë se Erion Veliaj nuk ka votat e mjaftueshme për të kaluar vendimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here