SKANDAL/ Ja si kryetari i Këshillit Bashkiak kërcënon publikisht gjyqtarët…

0
297

Partia Demokratike përmes një postimi në Facebook, akuzon kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, se ka kërcënuar publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së, pa mandat të vlefshëm në Këshillin Bashkiak.

PD ndalet tek deklarata e Aldrin Dalipit gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, pasi këshilltarët e PD dhe LSI braktisën mbledhjen me pretendimin se 5 anëtarë janë me mandate false.

“Gjithsesi do të presim Gjykatën e Apelit, pa problem, dhe nuk kemi asnjë kompleks në lidhje më këtë çështje. Kjo është një çështje ligjore, do të dalë vendimi dhe do të jemi këtu të gjithë. Do të shohim sesi do të na vijë turp nga vendimet që marrin disa gjykatës që ndoshta do të shohin, në do ta kalojnë vettingun apo nuk do ta kalojnë. Ky është gjyqësori ynë, kjo është drejtësia, absolutisht.” – është shprehur Dalipi.

Por sipas PD, Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë nisur presionin e hapur ndaj drejtësisë për këtë çështje.

“Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, kërcënon publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së, pa mandat të vlefshëm në Këshillin Bashkiak.

PD e ka fituar shkallën e parë, por PS dhe Edi Rama, kanë nisur presionin e hapur ndaj drejtësisë. Duke shpallur të paligjshëm procesin e marrjes së mandatit nga 6 anëtarë të PS, çdo vendim nga 26 Korriku i Bashkisë së Tiranës, bëhet i pavlefshëm, përfshirë rritjen e taksave, rritjen e çmimit të ujit, betonizimit dhe shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.” shkruan PD në reafgimin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here