Shperthen Topalli: PD, parti e kunatit! Deputetët i japin llogari atij për tenderat që duhet të fitojnë

0
431

Me Lulzim Bashën në krye, Jozefina Topalli është e bindur që Partia Demokratike nuk vjen dot në pushtet.

Ajo hedh akuza të forta ndaj kreut të PD-së, madje thotë se PD është shndërruar në një parti familjare.

Topalli, që e quan farsë, thotë se edhe Kongresi i së dielës do të mbushet nga njerëz që kanë pak ose aspak lidhje me këtë parti.

“Partia Demokratike është parti e kunatit, e drejtoreshës së kunatit që e mbush Kongresin edhe me punëtore të kompanisë së kunatit”, u shpreh ajo, duke folur në emisionin të Paekspozuarit këtë të enjte.

“Deputetët e PD sot duhet t’i japin përgjigje kunatit dhe drejtorisë së kompanisë së kunatit, për çështje tenderash që ata duhet të fitojnë”,vijoi ajo.

Ish-kryetarja e Kuvendit thotë se ka diferenca të mëdha me Lulzim Bashën, që e akuzon se nuk di të bëjë opozitë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here