Qeveria ka reaguar pas ‘presionit’ të PD-së për të zhbllokuar…

0
165

Komisioni hetimor për çështjen Tahiri pritet të mblidhet ditën e hënë, pasi tashmë thuhet se janë gati çertifikatat e sigurisë nga DSIK për deputetët. Qeveria ka reaguar pas presionit të PD-së, për të zhbllokuar punën e komisionit.

PD akuzoi kryeministrin Rama për vonesa të qëllimshme me moslëshimin e çertifikatave të sigurisë, për të penguar shqyrtimin e dokumentacionit të klasifikuar nga organe të tilla si SHISH, SHKB etj.

“6 jave pas ngritjes së komisionit hetimor “Tahiri”, – deklaroi PD dje, – nuk është bërë asnjë veprim i rëndësishëm hetimor, sepse puna e anëtareve, përshirë kryetarin, është bllokuar me urdhër të arkitektit dhe përfituesit kryesor  të kanabizimit të vendit, kryeministrit Edi Rama.

Me një urdhër të paligjshëm, Edi Rama ka urdhëruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që të vonojë dhe bllokojë pajisjen me çertifikatë sigurie të deputetëve të opozitës në Komision. Pa asnjë arsye ligjore, Drejtoria, nën varësinë direkte të Ramës, ka refuzuar zyrtarisht edhe pajisjen tonë me çertifikatë provizore sigurie, pavarësisht se kjo është një praktikë normale punë e DSIK-së dhe që jepet brenda ditës‎.

Pa çertifikatën e sigurisë, ne nuk mund të shohim dokumentat sekretë që kanë filluar të vijnë nga disa institucione. Pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal, për të cilin Drejtori i DSIK do të mbajë përgjegjesi! Askush nuk mund të pengojë veprimtarinë e Komisionit Hetimor, edhe kur urdhërohet nga Edi Rama apo mbrohet prej tij.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here