LSI nxjerr e-mailet e Mother Jones: “Si u shtrembërua historia e lobimit në SHBA”

0
226

“Artikulli i MotherJones është manipulim, mashtrim, pa fakte dhe i shtrembëruar” – thotë në një reagim të saj LSI që shton se përgjigjet e saj nuk u pasqyruan në këtë artikull.

“Zyra e Shtypit e LSI u kontaktua disa ditë më parë nga gazetarja e MotherJones. Disponojmë emailet dhe të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, të cilat po i vëmë në dispozicion të opinionit publik” – thuhet në reagimin e LSI e cila sqaron se do ta padise atë për shpifje

Pyetjet e MotherJones dhe Përgjigjet e plota nga Zyra e Shtypit e LSI-së

Pyetje: LSI ka firmosur një kontratë me McKeon Group për lobing në SHBA në Janar 2017. Kontrata është firmosur nga një avokati grek Iraklis Fidetzis. Cila është marrëdhënia e Fidetzis me LSI?

Përgjigje: Lëvizja Socialiste për Integrim s’ka pasur asnjë marrëdhënie me Z. Fidetzis. Vetëm një nga deputetët e LSI, Z. Vangjel Tavo kishte njohje me të dhe ata kishin diskutuar me njëri-tjetrin për një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi mes LSI dhe McKeon Group, e cila nuk u finalizua kurrë. Megjithatë, LSI ka kryer vetëm një pagesë prej 15 000 USD drejt llogarisë së McKeon Group, e kryer përmes sistemit bankar dhe e deklaruar në Komision Qëndror të Zgjedhjeve, sipas ligjit për partitë politike në Shqipëri. Kryesia e LSI aprovoi pagesën për faturën nr. 1386 të McKeon Group, prezantuar nga Z. Tavo. Por, nga diskutimet që u zhvilluan më pas, kontrata mes LSI dhe McKeon Group nuk u finalizua asnjëherë dhe komunikimi u ndal.

Pyetje2 : Në Mars 2017, një kompani e vendosur në Qipro e quajtur Dorelita Limited ka firmosur një kontratë lobimi me McKeon Group. Në kontratë, Dorelita ka pranuar të paguajë McKeon Group 50,000 dollarë në muaj, për një vit shërbime lobimi. Kontrata gjithashtu është firmosur nga Fidetzis. Burimet tona na kanë thënë se në fakt, qëllimi kryesor i kontratës së Dorelitës ishte të financonte lobing në SHBA për LSI dhe Ilir Meta, dhe ti siguronte akses Metës te Presidenti Trump. Është ndonjë nga këto e pasaktë? Cila është marrëdhënia e partisë apo e Metës me Dorelita?

PERGJIGJE 2: Në lidhje me pyetjen tuaj për Dorelita, ju lutem sigurohuni që kjo është hera e parë që dëgjojmë për këtë emër dhe e kemi mësuar nga pyetja që keni ngritur.

PYETJE 3) Kontrata fillestare e LSI me McKeon Group ishte e qartë në lidhje me qëllimet e saj – shërbim lobimi në emër të LSI dhe Metës. Por kontrata e Dorelita në Mars nuk përmend përfituesin e vërtetë të lobimit të Grupit McKeon – LSI. Pse të kaloni nga një kontratë transparente midis LSI dhe McKeon Group në një më të errët midis McKeon Group dhe Dorelita?

PERGJIGJE 3: Dëshirojmë të përsërisim edhe një herë se kjo është hera e parë që dëgjojmë emrin e Dorelitës, nga pyetjet tuaja. Ju lutemi, sigurohuni që ne nuk kemi fare kontakt me të dhe asnjë informacion rreth saj.

PYETJE 4) A e ka blerë Fidetzis Dorelita me qëllim që ta përdorë atë për të financuar lobimin e LSI-së në SHBA?

PERGJIGJE 4 Përgjigja e mëparshme e shteron këtë pyetje. Nuk kemi asnjë ide për këtë.

PYETJE 5) A ishte ideja e Fidetzis për të përdorur Dorelita për të financuar lobimin për LSI në SHBA?

PERGJIGJE 5: Ne nuk kemi fare informacion për Dorelita dhe për gjithçka që është e lidhur me të.

PYETJE 6) Çfarë ose kush i dha paratë që Dorelita përdorte për të marrë shërbimin e grupit McKeon në Shtetet e Bashkuara?

PERGJIGJE 6 : Dëshirojmë të përsërisim dhe ripërsërisim: zero kontakt me dhe zero dije për Dorelita.

PYETJE 7): Para se Fidetzis të blinte Dorelita, ajo ishte në pronësi të një personi që ka lidhje me kompani të ndryshme të kontrolluara nga manjati rus I aluminit Oleg Deripaska. A ka LSI lidhje me Deripaskën?

PERGJIGJE 7: Absolutisht zero njohuri për Dorelita dhe me çdo gjë të lidhur me të dhe të gjithë që përmendët në pyetje.

EMAILI nr.2

PYETJE 1 Deklarimet e Grupit McKeon me Departamentin e Drejtësisë listojnë një numër takimesh të prillit të organizuara me disa ligjvënës në Kongres. Ne kontaktuam me një numër të këtyre zyrave të kongresit, dhe disa prej tyre thanë se këto takime ishin në të vërtetë në lidhje me LSI. Për shembull: një zëdhënës për Senatorin Mike Lee i tha Mother Jones se në një takim të 26 prillit 2017, ai u takua me zyrtarët e LSI-së. A është kjo e pasaktë? A nuk ishin në fakt zyrtarë të LSI-së në këtë takim?

PERGJIGJE 1: LSI nuk ka pasur asnjë angazhim zyrtar në atë periudhë në Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka autorizuar askënd që të angazhohet zyrtarisht në emër të LSI-së në Shtetet e Bashkuara. Marrëdhënia e LSI me grupin McKeon u ndërpre në shkurt të 2017. Ju mund të gjeni referencë për këtë nga deklaratat e depozituara nga McKeon Group në Departamentin e Drejtësisë.

PYETJE 2: Sipas shtypit shqiptar, Vangjel Tavo ka qenë në SHBA në 26 Prill. Ka qenë Z. Tavo në prill në takimin me Senatorin Mike Lee? A është takuar ai me ligjvënës të tjerë të SHBA gjatë udhëtimit të tij në SHBA në prill?

PERGJIGJE 2: Siç u deklarua më sipër, LSI nuk ka pasur asnjë angazhim zyrtar në atë periudhë në Shtetet e Bashkuara. Sa i takon takimeve të Z. Tavo që ju përmendni, këshilla jonë është ta pyesni direkt nëse ai ka qenë atje në ndonjë udhëtim privat.

PYETJE 3: Na është thënë se qëllimi i këtyre takimeve në prill të vitit 2017 ishte të ndihmonte zotin Meta të afrohej tek ligjvënësit e SHBA dhe Presidenti Trump. A është kjo e pasaktë?

PERGJIGJE 3: Në prill 2017 z. Meta ishte në procedurë për t’u zgjedhur nga Parlamenti si President i Republikës. Ndërkohë, LSI nuk kishte asnjë angazhim zyrtar në Shtetet e Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here