Kërcënohen organizatorët e protestës në Kukës…

0
253

Grupi organizator i protestës për ‘’Rrugën e Kombit” në Kukës, përmes një deklarate për mediat ka bërë të ditur se në ditët e fundit ka pasur mesazhe kërcënuese ndaj tyre.

Ata shprehen se veprime të tilla të turpshme, i bëjnë ata të ndihen edhe më shumë kurajoz.

“Duke marrë shkas nga disa veprime përndjekëse dhe kërcënuese ndaj komisionit për protestën në Rrugën e Kombit, theksojmë se, veprime të tilla të turpshme na bëjnë edhe më kurajoz dhe më të vendosur në qëndrimet tona të drejta, në mbrojtje të interesave të banorëve të Kukësit. I bëjmë thirrje organave përkatëse të kryejnë detyrimet ligjore”, shprehet Komisioni organizativ i protestës.

Kujtojmë se pas protestës së mbajtur në 31 Mars 11 qytetarë kuksianë u arrestuan, ndërsa ende sot mbahen në burg 4 prej tyre

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here