Ish-gruaja e Edi Ramës ‘bën për ujë të ftohtë’ diplomatët evropianë: Të huajt marrin vesh vetëm me kërcënime…

0
742

Ish-gruaja e Edi Ramës, aktualisht gruaja e ministrit Bledi Çuçi, e cila del gjithmonë me qëndrime ekstreme në mbrojtje të kryeministrit, ka sulmuar diplomatët evropianë.

Ajo justifikon deklaratat e Ramës se Shqipëria rrezikohet nga terrorizmi islamik i mbështetur nga Rusia, me idenë që diplomatët e huaj marrin vesh vetëm me kërcënime.

Fico i tha këto gjatë një diskutimi në facebook, ndërsa një eksperte sigurie i bën thirrje që dikush t’i thotë Kryeministrit Rama që të ndalojë shantazhimin ndaj BE-së me kërcenimin se rrezikohemi nga ISIS apo Rusia.

Ja si përgjigjet Delina Fico:

“Ke shume te drejte, por ti duhet ta dish gjithashtu se me njerëzit duhet te flasesh gjuhen qe ata kuptojne. Dhe gjuha qe kupton shumica e diplomateve të huaj kur vjen puna tek Ballkani Perëndimor është shumë e thjshtë: Ndikimi rus, konflikti i mundshëm ndër-etnik, rreziku i ekstremizmit të dhunshëm dhe rreziku i niveleve të migrimit, apo jo?”

Në fakt, i këtij qëndrimi është vetë Rama, i cili, prej kohësh po luan kartën e kërcënimit ndaj BE-së, me idenë që Rusia është aty, e gatshme për t’u përfshirë në Shqipëri. Fico po thotë copë atë çfarë Rama po e bën me vepra, gjë që do të thotë se politika e jashtme e Shqipërisë në BE, është ajo e shantazhit.

Image

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here