Deputeti gjerman: Ja çfarë na premtoi Edi Rama për Saimir Tahirin

0
516

 

Studio e Hapur e pyeti Z Juratoviç nëse çështja e Saimir Tahirit kishte qenë pjesë e dikutimeve me kryeministrin dhe se cfarë u ka deklaruar kryeministri Rama në këtë Rast.

Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria. Sa I përket heqjes së imunitetit, ne kemi kritere të ndryshme nga Shqipëria. Megjithatë, dua ta bëj të qartë se kriteret për hapjen e negociatave nuk vendosen nga Gjermania e as nga ndonjë vend tjetër i BE-së, por nga të gjitha vendet së bashku. Gjermania apo asnjë vend tjetër I BE-së nuk do ti kërkojë kurrë  një qeverie të një vendi tjetër të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar. Ajo çka është e rëndësishme është zbatimi I ligjit

Në fund, z. Juratoviç u pyet se cilat janë shanset që në qershor Gjermania të votojë në favor të hapjhes së negociatave:

Unë jam në favor të hapjes së negociatave. Dhe sigurisht nuk jam I vetëm në qëndrimin tim. Megjithaë, është e vështirë për të thënë se në cilin krah qëndron shumica në këtë pozicion pasi nuk ka patur asnjë votim deri tani. Unë do të vazhdoj të suportoj procesin e demokratizimit. Në fund të fundit, një refuzim I hapjes së negociatave dhe perspektiva e tyre, thjesht sa do të inkurajonte kundërshtarët e zgjerimit të Bashkimit Europian

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here