Del sheshit projekti qeveritar, kanabizimi i vendit dhe lufta e…

0
706

Në një intervistë për “SYRI.net” kreu i shoqatës së Policëve në Lirim Aleks Hajdari, është shprehur se ish-minstri i brendshëm ka bërë kanabizimin e vendit me “projekti qeveritar”.

Sipas ish drejtuesit të Policisë, ish-ministri Saimir Tahiri ishte vetëm zbatues i këtij projekti qeveritar.

“Nëse qeveria do kishte dëshirën e mirë për ta luftuar (drogën) s’do kishte sasia kaq të mëdha, tha ai. Aleks Hajdari shtoi se sasia e drogës që është kapur jashtë e brenda Shqipërisë është 1/10 e sasisë që është kapur. Ka lëndë akoma të maganizuar, këtë e tregojnë kapjet në vendet fqinje, shtoi ai.

Hajdari tha se në Polici po ndodh një luftë klasash, mes njerëzve të “klanit Tahiri” dhe atyre të “klanit xhafaj”.

Me lëvizjet e fundit, janë sulmuar njerëzit e “klanit Tahiri”, tha ai.

Ish-drejtuesi i Policisë shtoi se ka shumë drejtues policie të implikuar në trafik droge. Një pjesë e tyre s’do përfshihen në vetting sepse dielli s’do mbulohet me shoshë, deklaroi ai.

Hajdari i tërhoqi veshin edhe Prokurorisë, kur tha se organi i akuzës duhej të nxirrte më  shumë urdhra-ndalimi për drejtuesit e Policisë të implikuar në trafik droge.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here