Zbulohen fanellat me të cilat do të luajë Reali kundër Bayernit (FOTO)

0
142

Madrilenët do të paraqiten me fanella të zeza sot kundër Bayernit dhe kjo pas një kërkese të klubit bavarez.

Pas një mbledhjeje mes drejtuesve madrilenë dhe atyre bavarezë me UEFA-n, është vendosur që Los Blancos të paraqiten sonte me fanella të zeza në “Allianz Arena”.

Sipas “Marca”-s, kërkesa ishte e vendasve, pavarësisht se ngjyrat nuk bien ndesh me njëra-tjetrën.

Madje, Reali ka zhvilluar disa ndeshje në “Allianz Arena” me fanella të bardha dhe njëra prej tyre është fitorja prej 4-0 në vitin 2014.

Me fanella të zeza, Reali luajti edhe edicionin e kaluar, ku Los Blancos fituan 1-2 me dy gola te Cristiano Ronaldos.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here