Vizita e Ramës në Gjermani/ PALOKA: Dështon lideri “magjepës”, prej servili lepirës…

0
478

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Gjermani dhe takimet me kancelarin Angela Merkel.

Paloka shkruan se lideri “magjepsës” nuk ka patur sukses, megjithëse kishte mbushur gazetat gjermane me deklarata prej servili lepirës ( sic bën gjithnje me të fortët dhe kur është në hall).

“ERTV dhe filialet e saj, nisen të japin live konferencën për media të kancelares Merkel dhe liderit të gjatë, por pas pak sekondash transmetimi u ndërpre…

Arsyeja; Merkel ka deklaruar se “ka disa parakushte për hapjen e negociatave, që do te diskutohen në qershor…krimi dhe korrupsioni…”

Lideri “magjepsës” nuk ka patur sukses, megjithëse kishte mbushur gazetat gjermane me deklarata prej servili lepirës ( sic bën gjithnje me të fortët dhe kur është në hall).

Ca më keq akoma, nuk i eci varianti që u përpoq të përhapte se qëndrimet e kryetarit të komisionit për Evropën në Bundestag ishin qendrimet personale të një kundërshtari të tij dhe se kancelarja me siguri që mendon ndryshe…

Me sa duket “magjepsja” e liderit nuk i kapka të gjithë apo sic u shpreh Doris Pack “jo të gjithë mund të blihen e te shiten si ai”.

Të presim ccdo na serviri ERTV pasi ta përpunoje lajmin në kazanin e Ramës”, shkruan Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here