Video/ Përgjaket gjysmëfinalja me Romën, theret me thikë…

0
172

Një tifoz i Liverpoolit raportohet të jetë goditur me thikë pranë stadiumit “Anfield Road” në prag të ndeshjes së sotme ndaj Romës.

Tifozi thuhet të jetë sulmuar pranë të famshmit The Albert Pub, pak momente përpara ndeshjes.

“Daily Star” raporton se incidenti ka ndodhur në pjesën mbrapa tribunës kryesore të stadiumit pas përplasjes mes tifozerive rivale.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka trajtuar të plagosurin, i cili raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Romës përfundoi me rezultatin 5-2 në favor të anglezëve, dhe pse duhet thënë  se llogaritë nuk duken të mbyllura plotësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here