Të revoltuar Shqiptarët e Belgjikës, përzënë Pëllumb Xhufin, ja arsyeja…

0
1099

Shqiptarët e Belgjikës kanë përzënë Pëllumbin Xhufin nga një konferencë për Skëndërbeun që do të mbahej nën drejtimin e kryebashkiakut belg të qytetit Skarbekut.

Shqiptarët e Belgjikës janë revoltuar ndaj Xhufit duke e konsideruar atë si kriminel që ka marrë në mbrojtje krimet e diktaturës.

Situata ka qenë mjaft e tensionuar dhe kryebashkiaku belg nuk ka lejuar zhvillimin e konferencës në prezencë të Pëllumb Xhufit.

Incidentin e ka pranuar edhe Pëllumb Xhufi para mediave.

Zoti Xhufi pse kjo revoltë ndaj jush?

Të kërkova kohë për intervistën deri sa të njihesha me shkrimin në fjalë. Në fakt, bëra mirë që nuk t’u përgjigja dje, sepse z. Gjana është nga ata që nuk meriton përgjigje “reaktive”, siç do ishte ajo që më kërkove, por të qetë e të thelluar.

Njihem me z. Gjana, jam ballafaquar e jam kundërshtuar me të edhe herë të tjera, por më duket se jemi vlerësuar e respektuar përtej ideve që nuk ndajmë e që janë të shumta.

Ndaj, më habiti fakti që edhe z. Gjana i është bashkuar symbylltazi korit të organizuar e të koordinuar kundër meje me rastin e polemikës mbi të ashtuquajturin “Aushvici shqiptar”, d.m.th., kampi i internimit të Tepelenës. Konstatoj me keqardhje, se vitet e gjata të kaluara në Perëndim, nuk paskan mjaftuar as për z. Gjana të shohë e të mendojë kthjellët.

Por, le t’i kthehemi thelbit të pyetjes tënde. Po, nën presionin e ulërimat e një grushti njerëzish, ku marr vesh se bën pjesë edhe z. Gjana, u anulua një aktivitet mbi Skënderbeun në 550-vjetorin e tij, organizuar nga komuniteti shqiptar i Brukselit dhe i mbështetur nga Bashkia e Skarbekut dhe nga Ambasada jonë në Belgjikë. Në të isha ftuar të merrja pjesë e të merrja fjalën edhe unë.

Por, përfshirja ime këto ditët e fundit në debatin mbi të ashtuquajturin “Aushvici shqiptar”, na i paska prekur keq ndjenjat antikomuniste të z. Gjana e të “skifterëve” të tjerë të Brukselit, të cilët janë turrur të protestojnë tek kryebashkiaku i qytezës së vogël të Skarbekut.

Këtij i janë hakërruar se do ta prishnin me çdo kusht aktivitetin, për sa kohë në listën e panelistëve isha edhe unë, “armiku” i betuar i tyre.

Të gjorin kryetar i Skarbekut e gjeti belaja: këto ditë i duhet të jetojë me shqetësimet e zgjedhjeve të afërta lokale, e papritur i lind edhe një shqetësim i ri.

Kështu që, kur pa eksitimin e këtyre “bijve të shqipes” të njohur për bëma bukur “më të lavdishme” se sa prishja e një konference, me siguri ka menduar: “Nuk doni të bëhet konferenca? Kurrë mos u bëftë, në djall shkofshi ju, me gjithë Skënderbeun tuaj”.

Dhe kështu, kjo histori që nisi si një histori turpi për Gjanën dhe shokët e tij, fillon e bëhet një histori turpi për të gjithë ne shqiptarët, përfshirë edhe për mua vetë.

Në rrethana të tilla, kur “për shkakun tim” trimat e z. Gjana kërcënonin të prishnin qetësinë e qytezës së paqme të Skarbekut, unë më i pari e mirëprita anulimin e aktivitetit për Skënderbeun.

Sigurisht, jo se u frigova nga kërcënimet. Por do më vinte turp, që pas gjithë asaj potere, të vija e të shihja në sy Kryetarin e Bashkisë së Skarbekut dhe Ambasadoren tonë të shkëlqyer në Bruksel, zonjën Suela Janina, bijë e një familjeje me kockë e me palcë, e cila me siguri është pataksur nga aq shumë egërsi e intolerancë ndërshiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here