Tabaku: Shqipëria në vend-numëro. Integrimi kërkon realista jo romantika…

0
215

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, paraqiti sot në Këshillin e Integrimit, progres-raportin për Shqipërinë. Gjatë diskutimeve dhe debateve, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se procesi i integrimit kërkon të jemi realist dhe jo romantik e proverbialë.

“Nëse kelegët këtu dhe kolegët europianë sulmohen sa herë japin një mendim ndryshe, nuk mendoj që është kjo fryma. Dua te ndaj me ju 2 komente të përgjithshme; e para lidhet me rolin e Parlamentit në këtë proçes, roli dhe proçesi i legjislativit. Fatkeqesisht ka ndodhur 6 muajt e fundit që Parlamenti ka një rol dytesor. Ne kemi patur fusha ku legjislacioni ka qenë pothuajse i përafruar siç u permend dhe nga Znj. Ambasadore, ndërkohë që 6 muajt e fundit nuk kemi patur asnjë ligj të rëndësishëm për integrimin që vjen per tu diskutuar. Parlamenti ka marre rolin e nje noteri dhe ne thjesht diskutojmë marrëveshje ndërkombëtare që vetëm shtyhen. Kjo nuk është në dorën e opozitës dhe ne presim nga qeveria që të paktën në këtë drejtim të përgatisë një plan pune për perafrimin e legjislacionit. Kjo është e nevojshme edhe si një përgjigje ndaj raportit që u publikua”, tha Tabaku.

Në vijim ajo shtoi se nga raporti që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europes prezantoi në këtë Këshill një muaj më parë strukturat nuk janë gati.

“Ristrukturimi i ministrive ka bërë që grupet institucionale të punës të shkrihen dhe nuk ka grupe pune të gatshme dhe struktura për t’iu përgjigjur nevojave për një plan pune që do të lindi si rrjedhojë e analizës së raportit të publikuar javën e kaluar. Ky është një shqetësim real që tregon mungesën e vullnetit politik. Dhe në këtë proçes ka rol të madh vullneti politik. Ne nuk mund të presim që komisioni që vlerësoi Shqipërinë me rekomandim pozitiv të bëjë gati edhe dokumentin strategjik edhe strukturat dhe të na i vendosë në tavoline. Qeveria shqipetare duhet të marri masa, të cilat duhet të ishin marrë me kohë”, theksoi ajo.

Tabaku, duke iu referuar raportit të KE-së, tha se vihen re dy fusha: Korrupsioni dhe të Drejtat e Njeriut dhe Pronës që ka një nivel të moderuar përgatitje që s’ka ndryshuar që nga 2015.

“Më vjen mirë që janë njohur të pakten 2 fusha për të cilat ne kemi folur shumë. Flitet konkretisht në raport për korrupsionin me kontratat koncesionare nëpërmjet partneritetit publik privat dhe për inceneratorët. Ky raport na tregon që duhet të kemi një përafrim për çdo fushë që nga mjedisi me inceneratorët e deri tek ekonomia me forcat e tregut të brendshëm.

Për ta mbyllur kam vene re disa mosperputhje ne Progres Raport, znj.Ambasadore. Për shembull flitet që rekomandimet e zgjedhjeve referuar OSBE/ODIHR që sipas raportit janë zbatur në disa pika që nga 2013 deri sot. Me keqardhje vë re që nga 2013 si asnjëherë më parë në histori të 63 pikat e rekomanduara nuk janë zbatuar. Une besoj që kjo është një fushë që komisioni duhet ta shohë me përparësi dhe duhet të jetë një fushë që njeh progres jo vetëm për hir të raportit, por sepse kjo fushë ka mbetur në vend që prej 2013”, theksoi Tabaku në fjalën e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here