Qëllon me armë zjarri drejt Policisë/ 32 vjeçari shqiptar po bënte…

0
234

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë në Kallithea të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të martës, kur policia ka marrë një telefonatë se një person “po përgatiste veprime të paligjshme”, raportojnë mediat greke. Efektivë të policisë mbërritën në vendngjarje dhe panë një 32-vjeçar shqiptar, të cilit iu afruan për një kontroll. Ky i fundit, nisi të vraponte teksa pa efektivët që i afroheshin, ndërsa këta të fundit filluan ndjekjen e shqiptarit.

Gjatë ndjekjes, shqiptari, identiteti i të cili nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve helene, në ndjekje e sipër hapi zjarr në drejtim të efektivëve me një tjetër armë zjarri. Nga të shtënat, nuk u shënuan të lënduar.

Shqiptari u arrestua nga policia dhe një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen. Por sipas medieve greke, 32-vjeçari nuk po tregohet bashkëpunues, duke heshtur para pyetjeve të hetuesve. Një test balistik do të kryhet mbi dy armët, për të zbuluar nëse janë përdorur në ndonjë krim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here