Nuk përmbahet Kryeministri e krahason Merkelin me “Atin e Shenjtë”

0
737

Kryeministrin ndodhet në Berlin, ndërsa sot do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel. Fokusi i diskutimit të tyre do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe qëndrimi i Shqipërisë ndaj BE-së.

Edi Rama ka shkuar në Berlin për të marrë mbështetje përpara votimit në Qershor për hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian.

Përpara takimit me kancelaren gjermane, Rama ka thënë për Redaktions Netzëerk Deutschland (RND) e Angela Merkel është një kampion evropian dhe se i gjithë rajoni i Ballkanit i ka shpresat tek ajo.

“Është normale që çdo kryeministër i një vendi nga Ballkani që shkon në Berlin të ndihet pak si një pelegrin që dëshiron ta shohë Papën”, ka thënë Rama.

Kryeministri këmbëngul që negociatat e pranimit për në BE të hapen sa më shpejt. “Ne dëshirojmë të bëhemi anëtar sot. Për ne Evropa është ajo që ishte për etërit themelues: një projekt paqeje”.

Por RND thekson se ka skepticizëm midis shteteve anëtare të BE për dhënien e ditës jeshile për fillimin e negociatave me Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here