Meta në homazhet për Belishovën: Dhimbje e madhe për emblemen e rinisë antifashiste dhe vuajtjet e brezit idealist pas luftës…

0
127

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë sot ne ceremoninë e përcjelljes për në banesen e fundit të Liri Belishovës.

Në një status në rrjetin social Facebook presidenti shkruan se përjeton dhimbje të thellë për zhgënjimin dhe vuajtjet e mëdha të brezit idealist pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e rregjimit komunist.

“Me dhimbje të thellë nderova sot, një nga emblemat kryesore të rinisë antifashiste Liri Belishovën, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Edhe njëherë mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ, vajzë e një familje të shquar patriotike të Mallakastrës, me kontribute të spikatura për pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar. Dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin ç’njerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here