Meta dekreton dhënien e shtetësisë shqiptare për Imzot George Anthony Frendo…

0
292
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për Imzot George Anthony Frendo Imzot George Anthony Frendo. Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë–Durrësit e Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Presidenti Meta bën publik vendimin gjatë meshës së mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë Mesha e veçantë në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë, me rastin e 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri
Meta: Vlerësim kontributit dhe veprimtarisë së spikatur mbi 20-vjeçare të Imzot Frendo, në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare Meta: Imzot Frendo u shërbeu dhe kontribuoi me shpirt për të ndihmuar të varfrit dhe familjet në nevojë Meta: Imzot Frendo një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve Meta: Falë nismave dhe veprës së tij u është ofruar punë e shërbime qindra njerëzve në nevojë Meta: Veprat e Imzot Frendo e shndërruan Kishën Katolike në një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi në Shqipëri Meta: Nder e privilegj në këtë meshë kaq të veçantë, nëpërmjet së cilës, na u përcollën mesazhe paqeje, mirësie, dashurie e humanizmi Meta: Vizita e Papa Gjon Palit II, një datë historike e një ngjarje e paharruar, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për mbarë kombin shqiptar: Meta: 25 vite më parë, Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë për të bekuar një popull martir Meta: Papa Gjon Pali II frymëzoi e i dha shpresë e besim popullit tonë Meta: Rikthimi tek besimi dhe tek Zoti do ta bënte shoqërinë shqiptare më të paqme dhe më të begatë Meta: Papa Gjon Pali II ngjalli kurajën dhe ngrohu zemrat e shqiptarëve me mesazhet e tij Meta: Me vizitën e Papa Gjon Pali II, përkujtojmë edhe shugurimin e katër ipeshkvijve të parë shqiptarë të Kishës Katolike: Imzot Frano Ilinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin Meta: Katër ipeshkvijtë e parë do të mbahen mend dhe do të nderohen si pionierët e përçuesit e besimit hyjnor dhe të ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri Meta: Jeta dhe vepra e të ndjerit Imzot Rrok Mirdita, do të mbetet një shembull i përkushtimit të thellë ndaj njerëzve Meta: Imzot Rrok Mirdita, simbol i solidaritetit dhe sakrificës, ringritjes kombëtare dhe ringjalljes shpirtërore Meta: Përulemi me respekt dhe mirënjohje trashëgimisë së vyer të Imzot Rrok Mirdita
Imzot Frendo: Falenderoj përzemërsisht dhe me shumë mirënjohje Presidentin Ilir Meta. Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët . Nëpërmjet këtij nderi që më bëri Presidenti Meta tani ndihem një prej jush dhe shumë krenar.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here