Manjani: Çelja e negociatave nuk vjen nga ”shpëtimtarët” Lu & Lei”

0
179

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan se ka bindjen se Këshilli i Ministrave të BE-së në vendimin që pritet në qershor, do të çel negociatat. Por, Manjani nuk ka kursyer ironinë, për të cilën thotë se çelja e negociatave nuk ka të bëjë me lobimin e qeverisë, për të cilin ish-ministri e quan budallëk dhe as me ”shpëtimtarët” Lu dhe Lei.

”E kam bindje që Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor, do vendosë të çel negociatat! Jam në fakt i vetmi që e kam këtë bindje… Nuk ka lidhje fare me sa vetëpallohet qeveria apo politika jonë për këtë çështje! Aq më pak ka lidhje me këtë budallëk-lobimin që po e shet qeveria! As me Vettingun! As me ”shpëtimtarët” Lu&Lei”,-shkruan Manjani në facebook.

Nga ana tjetër, Manjani shton se çelja e negociatave është një vendim formal që na mban të lidhur me BE, por e quan një lugë bosh dhe se askush nuk e ka idenë se çfarë e pret vendin nga këto negociata.

”Negociata janë! Asgjë më shumë sesa një lugë bosh në duart e Shqipërisë. Ndërkohë askush nuk e ka haberin se çfarë na pret në ato negociata. Askush nuk flet se sa të vështira janë! Çfarë kosto sociale do duhet të paguajmë”,-mbyll statusin ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here