Luan Rama i dërgon djalit të Liri Belishovës, një mesazh ngushëllimi, ja çfarë i thotë…

0
320

Ja mesazhi i ngushëllimit që zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i dërgoi djalit të Liri Belishovës:

“Tit i dashur! Ngushëllime për humbjen e mamasë! Shpirti i saj u prehtë në paqe e shkoftë në parajsë! Jeta e Liri Belishovës ishte luftë; iu desh ta përballonte atë me sakrifica të mëdha, duke i mbijetuar me dinjitet e kurajo epike ferrit dantesk e duke qënë jo vetëm për ty, modeli i nënës e luftëtares së paepur me dashuri të madhe për jetën! Jetofsh sa jeta e saj dhe e kujtofsh vetëm për të mirë miku im!” Kështu i shkruan zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në mesazhin e ngushëllimit për humbjen e nënës, djalit të vetëm të Liri Belishovës, gjyqtarit Petrit Çomo. Sot është përcjellë për në banesën e fundit Liri Belishova, ish udhëheqësja e lartë komuniste deri në vitin 1960, kur u dënua nga Enver Hoxha pas prishjes së tij me Hrushovin. Liri Belishova vuajti për 30 vjet me rradhe familjarisht persekucionin e sistemit për të cilin edhe vetë luftoi, por që pati kurajon qytetare të kërkonte ndjesë për krimet e komunizmit! Ajo ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here