Ish miku i Ramës: “Gulf”, piramidë e qeverisë

0
184

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka reaguar lidhur me falimentimin e kompanisë së tregtimit të hidrokarbureve në Shqipëri “Gulf”.

Në një reagim për mediet, Kokëdhima e quan “Gulf” si “piramidë” e qeverisë.

Deklarata e plotë: 

Kompania e tregtimit të naftës “Sun Petroleum Albania”, që shet markën “Gulf”, është “zhdukur” nga qarkullimi, duke lënë me gisht në gojë qindra individë dhe biznese që i kishin parablerë tollonat e naftës me çmim 30-40% më të lirë sesa tregu. Dëmi vlerësohet me miliona euro, jo vetëm nga tollonat e shitur, por edhe nga detyrimet ndaj furnitorëve, taksat e papaguara dhe faturat fiktive që ka lëshuar kjo kompani pak përpara se të dilte nga qarkullimi. Pronarët e vërtetë të kompanisë fshihen pas guackave offshore përtej detit. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka marrë përgjegjësi. Rilindja, po qeveris si piramidë, si Sudja e Shemsia. Në fund do të falimentojë shtetin, do ta çojë vendin në kaos dhe do t’i lërë të gjithë me gisht në gojë, edhe monopolet që tani i pasuron në kurriz të të varfërve, taksapaguesve dhe të brezave që vijnë. Vetëm zyrtarët e partive të vjetra që grumbullojnë dhe nxjerrin nga vendi cash-in e korrupsionit, PPP-ve dhe hashashit do të mbeten në këmbë.
ZGJIDHJA kërkon që konsumatorët e mashtruar të dëmshpërblehen deri në qindarkën e fundit dhe zyrtarët e lartë përgjegjës të ndëshkohen politikisht dhe penalisht. Ky është një rast skandaloz i mashtrimit dhe vjedhjes me bekimin e qeverisë.
ZGJIDHJA në pushtet do të qeverisē me ndershmëri e kompetencë, do të pastrojë vendin nga mashtruesit dhe kusarët dhe nuk do lejojë më skema të tilla biznesi dhe qeverisje piramidale që mbollën e zhvilluan partitë e vjetra këto 25 vjet në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here