Zbulohet misteri, pse vrau veten polici në Fier…

0
343

Shumë enigme vetëvrasja e punonjësit të policisë në Fier. Ndërkohë që burime pranë komisariatit të policisë shpjegojnë se atij vetëm pak ditë më parë e është dhënë urdhëri i transferimit në detyrë. Një javë më parë ai mori një urdhër për ndryshimin e vendit të punës, nga inspektor zone kaloi në patrulle shërbimi.

Prej 20 vitesh mbante uniformën blu të Punonjësit të Policisë së Shtetit  por mëngjesin e kësaj të marte e mbylli shërbimin duke u vetëvrarë brenda komisariatit të Fierit dhe duke lënë pas misterin e aktit ekstrem. Kastriot Fafaj 46 vjeç nga Semani i Fierit e i dha fund jetës brenda një mjedisi në komisariat që shërbente si fjetinë.

Ngjarja është zbuluar rreth orës 06 00 kur kolegët e 46-vjeçarit tentuan të futen në dhomë, por dera ishte e mbyllur dhe më pas hynë në fjetinë me forcë, por ishte shumë vonë.

Fafaj e kishte qëlluar veten një herë me puthitje në gjoks dhe për këtë arsye kolegët nuk kishin arritur të dëgjojnë as zhurmën e armës së zjarrit.

Kolegët e tij jashtë kameras thonë, shkruan ora news,  se nuk kanë vënë re shenja traume apo depresioni dhe se nuk kishte ndare me ta asnjë shqetësim, pavarësisht se thuhet se 46 vjecari ishte një njeri që nuk hapej me të gjithë.

Një grup i posacëm hetimor është ngritur në policinë e Fierit për të zbardhur vetëvrasjen e kolegut brenda ambienteve të komisariatit të Policisë. Pas veprimeve të para në vendngjarje, ekspertët kontrolluan edhe makinën e 46 vjeçarit të parkuar para komisariatit por siç mësohet ende nuk ka një përfundim mbi asyet që çuan babain e 2 fëmijëvë drejt vetëvrasjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here