Vjen dëshmia tronditëse e “Financierit” të Habilajve, ndodhi ajo që nuk pritej…

0
1752

Në një kohë kur flitej se dëshmia Nezar Seitit që pritej të ndodhte sot, do të trondiste “Tiranën”, mësohet se “financieri” i Habilajve nuk do të dëshmojë për llogari të prokurorisë së Katanias…

Procesi i marrjes në pyetje i kërkuar nga avokati italinan do të shtyhet. Sot në mesditë Seiti është zhvendosur në Romë, ku pritej të firmoste një “marrëveshje“ me prokurorinë Italiane për hetimet ndaj grupit Habilaj, pjesë e së cilës është edhe ai, shkruan Blitz.al.

Nuk dihen shkaqet se përse njeriu i konsideruar si truri i organizatës është vënë në dilema për të rrëfyer gjithçka ai di për trafikun e drogës nga shqipëria drejtë italisë, por burime të sigurta bëjnë të ditur se në Romë kanë mbërritur familjarët e tij. Në këto momente ai është duke mbajtur një takim me bashkëshorten dhe fëmijët, por mësojmë se familjarë të tij kanë mbërritur në Romë, dje, pas lajmit se ai do të pranonte të bashkëpunonte.

Të kontaktuar në telefon ata nuk pranojnë te deklarojnë arsyet, por ajo që lihet të kuptohet në rastin Seitaj është frika për të dëshmuar, shkruan Blitz.

Prokuroria italinane ka siguruar prova te mjaftueshme në lidhje me rolin e tij në trafikimin e qindra-mijëra tonelatash kokainë dhe hashash, jo vetëm nëpërmjet rrugëve detare dhe toksore por edhe atyre ajrore. Janë dhjetra raste kur tonelata drogë kanë kaluar ilegalishtë nëpërmjet aeroportit të Rinasit me avion privat.

E nëse Seiti pranon të deklarojë këto fakte përgjegjësia nuk mbetet vetëm në rrethin shoqëror të Habilajve. Drejtues të lartë të kupolës së policisë, si dhe ata të disa prej komisariatve më të rëndesishme në Jug të vendit, përfshihen drejtëpërdrejtë si bashkëpunëtorë”.

Një gjë është fakt, proceci hetimor ndaj tij do të drejtohet tashmë nga drejtësia Italiane. Nëse ai do të flasë, familja e tij do të vihet në rrezik. Hetimet në Shqipëri që pas ekstradimit të tij të beftë, stopuan.

E vërteta është disa kilometra larg, dhe nëse do të bëhet drejtesi në emër të saj, Seiti duhet të flasë për të mësuar mbi të vërtetën, por duhet të heshtë për të shpëtuar familjen e tij.

Ja si zgjidhte mjetet e tij Nazer Seiti me të cilët kryente trafikun.

Në dëshminë e tij dhënë pas arrestimit në Vlorë, Nazer Seiti, rrëfeu dicka në lidhje me mënyrën se si operonte në trafikun e narkotikëve. Ai shfrytezonte portet e Malit të Zi dhe Greqisë, ku pasi fiksonte atë më të shpejtin dhe të duhurin, paguante njerëz të cilët e vidhnin dhe ja transportonin në Vlorë, të gatshëm për rrugën e radhës.

Por ka dhe dëshmi të cilat janë dhënë prej tij, përpara oficerit të policisë gjyqësore, që mbeten për tu verifikuar tashmë nga hetimet e prokurorëve Italian.

Nazer Seiti është çelsi i dosjes Habilaj dhe dëshmia e tij pritet të zbardhë një nga skemat më të mëdha të përfshirjes së zyrtarëve të lartë të policisë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here