Vetëvrasja e policit në Fier, i frikësohej vettingut…

5

Një punonjës policie në Fier vrau veten me pistoletën e punës brenda në ambjentet e komisariatit. Nuk dihen shkaqet për ngjarjen, por kolegët kanë raportuar se prej një jave ai ishte në panik nga procesi i Vetingut

Keshtu, vetingu në polici duket se ka shkaktuar viktimën e parë. Burime të besueshme të policisë së Fierit i treguan ABC Neës, që Kastirot Fafa i cili u vetëvra me armën e shërbimin mëngjesin e kësaj të marte, prej një jave ishte në panik nga procesi i vetingut. Shqetësimin ai e ka shprehur tek kolegët e tij të afërt, duke u treguar atyre edhe dyshimet për ku mund të goditej gjatë verifikimit të punës.

Të njëjtat burime thanë se 46 vjeçari i cili më parë kishte punuar inspektor zone, i trembej dy firmave të dyshimta të hedhura për pajisje me pasaportë. Megjithatë grupi hetimor ende nuk ka dalë zyrtarisht për shkakun e vetëvrasjes së Fafës prej kohësh punonjës i policisë.

Dhjetë ditë më parë nga inspketor zone ishte caktuar punonjës policie në patrullën e shërbimit. Ka qenë kjo periudhë kur edhe ka shprehur dyshimet dhe frikërat e tij. Fafa është  vetëqëlluar me puthitje në gjoks, në zemër dhe për këtë arsye nuk u dëgjua zhurma e të shtënës.

Ka mbaruar turnin dhe ka shkuar të pushoje në fjetinën e policisë, pranë komisariatit, brenda rrethimit të drejtorisë. Kolegët donin të hynin në dhomën ku gjendej Kastrioti, por dera ishte  e mbyllur nga brenda.

I kanë thirrur nga dritarja, por kur panë se nuk reagonte thyen derën dhe e gjetën të vrarë. 46 vjeçari  kishte hequr këpucët, ishte shtrirë dhe kishte qëlluar me puthitje veten në kraharor, pranë zemrës

5 Komente

  1. Lajme te financuar nga partit politike. Po te rrin edhe pak do thot e vrau ardi veliu. Si nuk kemi nje gazetari persembari ne shqiperi more aman

Lini nje pergjigje