Tragjike tre shqiptarë vranë 19-vjeçarin për borxhin 170 Eurosh…

0
189

Gjate nje konflikti një 19-vjeçar në Athinë është vrarë nga tre shqiptarë për një borxh prej 170 Eurosh. Ngjarja ka ndodhur më 18 Mars në lagjen “Marousi” të kryeqytetit grek, ndërsa tashmë policia ka zbardhur tërësisht krimin dhe ka shpallur në kërkim 3 shqiptarët e dyshuar.

Sipas mediave greke, 19-vjeçari i kishte dhënë njërit prej shqiptarëve të moshës 23 vjeç, 170 Euro për t’i blerë disa gram hashash.

Por, shqiptari nuk i kishte dhënë lëndën narkotike edhe pse kishte marrë paratë. Kjo ka çuar në agravimin e situatës, kur ditën e ngjarjes 19-vjeçari u kishte kërkuar 3 shqiptarëve të arrinin një marrëveshje ose t’i kthenin paratë.

Në orën 05:20 të 18 Marsit, tre shqiptarët 23, 24 dhe 33 vjeç kapën në rrugë 19-vjeçarin dhe dy shokë të tij.

Gjatë konfliktit, 33-vjeçari shqiptar qëlloi me thikë adoleshentin, si dhe tentoi të sulmonte edhe dy shokët e tij. 19-vjeçari u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Tre shqiptarët janë shpallur në kërkim nga policia greke dhe ndaj tyre pritet të lëshohen urdhra-arresti ndërkombëtar.

Emrat e tyre nuk janë bërë publik, por mediat greke shkruajnë se hetuesit dyshojnë që shqiptarët të jenë larguar nga Greqia.

Ata akuzohen për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë ndaj shokëve të 19-vjeçarit. Tre të dyshuarit janë persona me precedent penal, të dënuar në të kaluarën për grabitje, vjedhje dhe shkatërrim të provave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here