Seriali i vrasjeve që tronditi Vlorën, krimet që shkuan deri te ekzekutimi i…

0
194

Prej kohësh, që pas vrasjes së komisar Artan Cukut, kishte spekulime në rrjet se ajo është porositur nga Bledar Jambelli.

Mediat në fakt kishin shkruar se Artan Cuku kishte guxuar që të hapte një prej dosjeve më të nxehta jo vetëm në Vlorë, por në Shqipëri.

Gjithçka nis mbrëmjen e 28 majit 1997, kur 24 persona u vranë në një vend të quajtur Bilardoja e Demos.

Mes viktimave kishte fierakë, tepelenas, beratas, shkodranë, por edhe vëllezërit Muka.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Levan.

Ajo që pasoi është një kalvar ekzekutimesh mes fiseve Muka, Rama dhe Zanaj.

Kulmi ishte më 11 nëntor 2006, kur vritet Leonora Rama, nëna e Sokol Ramës.

Pak më vonë u vranë tre persona.

Thuhet se ekzekutimet ishin kryer nga Bledar Jambelli me porosi nga Sokol Rama. Por ai doli nga paraburgimi për mungesë provash.

Seria e vrasjeve vazhdoi dhe në vitin 2012 vritet Amarildo Delaj.

Pas vrasjes, komisar Artan Cuku arrestoi Jambellin, nga Mbrostari i Fierit.

Ai u lirua sërish për mungesë provash, por mendohet se nuk ia fali kurrë këtë gjë komisarit, duke porositur vrasjen e tij.

Ai kontraktoi Mikel Shallarin për të kryer ekzekutimin.

Mediat spekulojnë se Shallari kishte një bashkëpunëtor, ndërsa së fundmi është thënë se ai ka vendosur që të flasë për drejtësinë si ‘i penduar’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here