PD e LSI bëhen bashkë në Durrës, rrëzojnë…

0
211

PD dhe LSI kanë rrëzuar projekt vendimin e taksës së pronës në këshillin bashkiak. Me 23 vota pro dhe 16 kundër ky projektvendim i paraqitur nga bashkia për taksën e pronës nuk arriti të miratohej.

PD dhe LSI deklaruan se VKM e prillit për taksën rëndon xhepat e të gjithë qytetarëve, por kryesisht banorëve të fshatit.

Keshilli Bashkiak Durres (1)

Këshilltari i PD-së Armand Teliti akuzoi kryeministrin Edi Rama se po gënjen dhe se qeveria ka rritur taksat. “Jemi kundër rritjes së taksave, prandaj nuk i miratojmë në Këshillin Bashkiak”, tha ai.

LSI propozoi që taksa të ulej me 30%, por kërkesa nuk u mor parasysh. Nga ana tjetër kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha se “ne kemi ulur taksat nuk i kemi rritur”. Sipas tij, biznesi përfiton nga ky projekt vendim.

Keshilli Bashkiak Durres (4)

Që të kalonte projektvendimi nevojiteshin 26 vota, por pro votuan 23 dhe 16 kundër.
Në këshillin bashkiak pati mjaft debate kryesisht për infrastrukturën rrugore dhe për përmbytjet që shkaktohen në Durrës sa herë bie shi. /BW

Keshilli Bashkiak Durres (3)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here