Tuesday, March 19, 2024
Home Aktualitet “Masakrohet” golfisti nga një patë

“Masakrohet” golfisti nga një patë

0
203

Tifozët nuk janë të vetmit që shkaktojnë probleme në sport.

Në një fushë golfi në “Blissfield Community School” në shtetin e Michiganit, në Amerikë, dy pata kanë qënë shkaktare të një ngjarje të pabesueshme.

Pata, sulmoi një student që ishte duke luajtur golf. Sulmi ndodhi gjatë kohës që pata ishte duke lëvizur në afërsi të fushës së golfit, ndërkohë që sportisti i ri edhe pak minuta më parë ishte përpjekur t’i shpëtonte një “sulmi” të tillë, kur një patë nuk e lejonte që të gjuante topin.

Por, krejt papritur, pas shpinës së tij ka mbërritur një tjetër patë, edhe më e madhe, e cila e ka goditur disa herë sportistin, duke e rrëzuar në tokë dhe e çukitur fort më sqep në kokë.

Golfisti ka marrë plagë të ndryshme ndërsa është trembur pa masë nga incidenti, ndërkohë që pata, pasi ka rrëzuar sportistin është larguar e “kënaqur” që mbrojti shoqen e saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here