Klajda Gjosha në Prrenjas/ Falenderon kryetaren për punën e saj ndaj qytetarëve…

0
132

Klajda gjosha Nënkryetare e Lëvizjës Socialiste për Integrim dhe Kryetare e Forumit të Gruas të LSI-së ka shprehur falenderime per Miranda Riren per punen qe ajo ben, ajo shprehet ne Facebook:

Falenderimet më të sinqerta për Kryetaren e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rirën, për punën e saj të përkushtuar ndaj qytetarëve të këtij komuniteti. Sot u inagurua rikonstruksioni i cerdhes së vetme në këtë qytet, me fondet e Qeverisë Turke,që jo vetëm i krijon kushte fëmijëve për një ambjent më të pastër e më të sigurtë, por i krijon më shumë mundësi nënave të angazhohen në jetën ekonomike dhe shoqërore. Sot gjithashtu, Bashkia organizoi me mbështetjen e Bashkimit Evropian, një konferencë informuese mbi integrimin evropian dhe rolin e gruas dhe të pushtetit vendor. Një grua, një nënë në krye të institucionit të bashkisë do të thotë një premtim i mbajtur më shumë për qytetarët e Prrenjasit. Qeveria duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje këtyre zonave të varfra që me pak investime mund të ndryshojnë jetën e këtyre qytetarëve të thjeshtë e me një zemër të madhe!

Fotografia e Klajda Gjosha
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here