Gjosha: ” Integrimi nuk është për politikën, por për qytetarët, Rama ka në kurriz shumë gjynahe lidhur me…”

0
153

Klajda Gjosha, tha se Kryeministri Edi Rama ka në kurriz shumë gjynahe lidhur me marrjen e integrimin evropian. Ajo u shpreh:

Unë shpresoj që politika të kuptojë që integrimi nuk është për politikën, por për qytetarët. Kur politika të kuptojë këtë, procesi do të ecë më shpejtë dhe do të bëhen hapa të mëdhenj përpara”, tha Gjosha.

E pyetur se çfarë ndodh pas hapjes së negociatave, Gjosha tha se ky është fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë.

“Ne flasim ende për 5 prioritetet kyçe tani, por momenti i çeljes së negociatave hap një kriter të ri për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Nuk është folur shumë për kriterin ekonomik, do të ketë një diskutim për Euron, duam ne të jemi pjesë e eurozonës, apo do të përdorim lekun vendas, pra monedhën shqiptare.

Do të varet procesi nga përafrimi i legjislacionit dhe nëse do të çeli sot negociatat, Shqipërisë do t’i duhet minimalisht edhe një 10 vjeçar”, tha Gjosha.

Sipas saj, nëse Shqipëria do të kishte një shans për 2025, Komisioni Europian do e citonte diku këtë shans, por ne e kemi humbur trenin për këtë vit.

“2025 për Shqipërinë është një datë e humbur, por duhet të punojmë për datën më të afërt pas kësaj”, tha Gjosha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here