“Duan “kokën” e Ramës”, gumëzhin PS-ja: A qëndron Veliaj e Fuga pas sulmeve ndaj Krichbaum?! 

0
Sulmet e një “treshe” të medias shqiptare  të cilat janë të johura gjerësisht si “punëtore” të socialistëve, ndaj zyrtarit te lartë gjermam Krichbaum, sollën debate të forta jo vetëm brenda vendit por edhe në Bundestagun gjerman. “Standard” mëson nga burime të sigurta se Krichbaum ka folur me tone të larta me koleget e tij në parlamentin gjerman, duke e cilësuar si një orkestrim qeveritar. Madje mësohet se ky sulm është kthyer në temë debati në Bundestag, duke vënë mëdyshje të mëdha votën e Gjermanisë për negociatat.
Por më interesantja në gjithë këtë histori është prapaskena e këtij sulmi të orkestruar. Përtej asaj që përflitet si një sulm i porositur nga Kryeministri, kjo në fakt duket krejt pa logjike. Pasi Rama do ishte më i painteresuari për ti hapur telashe vetes në këto kohë të rëndesishme për pushtetin e tij. Pasi e dime se pushteti më i madh i Ramës është “show” dhe “fasada” dhe se marrja e një aprovimi në qershor nga vendet anëtare do i jepte Kryeministrit “bukë me shit” për një kohë të gjatë. Pasi kushdo e di se vendi ne situaten ku ndodhet, mes korrupsionit e krimit, as që bëhet fjalë të ketë  merita për te hap negociatat. Por ftesa me se shumti është nje levizje strategjike e BE për te shmangur ” rrymat lindore” në Ballkanin Perëndimor. Por pavaresisht arsyeve, Rames nuk i intereson, ai do ta shesë hapjen e negociatave si një arritje të Rilindjes e këtë do ja sherbejë si ” pjate e cilesise se parë” popullit.
Po atehere kush qendron pas sulmeve ndaj Krichbaum?
“Standard” mëson se ne PS prej ditësh kanë nisur të qarkullojne disa zera te cilat theksojne se sulmi ndaj Krichbaum është një orkestrim nga kryebashkiaku i Tiranës Veliaj në bashkepunim me krahun e djathte te Ramës, Endri Fuga. Veliaj nuk po duron me te prese e do sa me shpejt karrigen e Ramës dhe ky sulm në fakt i jep një dorë të mirë këtij qellimi.
Nje tjetër detaj qe e ben këtë diskutim edhe me te vërtetë është fakti se sulmi ndaj Krichbaum erdhi pikerisht nga tre portale qe njihen gjeresisht për lidhjet qe kane me kreun e Bashkise se Tiranës. Të jete vallë e vertete se Veliaj ka nisur sulmin final ndaj Ramës për tja marre partinë sic ky i fundit beri me Nanon? Disa në PS e besojne realisht një orkestrim te tillë…

© standard.al

Lini nje pergjigje