Tentoi të fuste lëndë narkotike në ambjentet e burgut në Fier, arrestohet…

0
159

Një punonjës i policisë së Fierit është arrestuar, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Në datë 22.04.2018 është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht punonjësi i policisë së IEVP Fier, Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal, të ndryshuar, shkruhet në njoftimin e policisë.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike (cannabis sativa).

Shtetasi i arrestuar ka konsumuar elementë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here