Shqipëria shteti i fundit në botë sa i përket…

0
138
  1. Shqipëria është në shtetet e fundit në Europë dhe botë sa i përket kërkimeve shkencore, sipas të dhënave të Indeksit NPG, i cili merr në konsideratë kërkimet e periudhës 1 shkurt 2017 deri më 31 janar 2018.

Çdo vit, Indeksi i NPG (Nature Index) publikon tabela të bazuara në impaktet e kërkimeve cilësore për secilin shtet, sipas institucioneve që ndërmarrin kërkimet dhe që përpilohet nga Nature Publishing Group (NPG).

Indeksi mundëson një panoramë të përgjithshme duke nënvizuar se cilat shtete kanë performancën më të mirë në fushën e kërkimeve, në disiplina të ndryshme, duke ofruar kështu qasjen për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë.

Ndonëse të dhënat tregojnë se vendi ynë ka bërë përmirësime krahasuar me Indeksin e një viti më parë, gjithsesi fqinjët si Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, kanë treguar një renditje më të mirë. Serbia duhet theksuar se ka një performancë dukshëm më të lartë në këtë fushë në rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të Indeksit, Serbia ka pikësim 9.67, e dyta Bosnjë – Hercegovina 1.02, Maqedonia 0.93, Shqipëria 0.24 dhe Mali i Zi 0.04.

Shtetet me performancë më të ulët në fushën e kërkimeve kanë shfaqur vendi ynë, Lihtenshajni dhe Mali i Zi, i cili ndodhet i fundit në Europën e kryesuar nga Gjermanët, për të tretin vit radhazi. Në panoramën botërore, SHBA kryeson, ndjekur nga Kina, Gjermania, Britania dhe Japonia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here